14.3 C
Los Angeles
January 22, 2022
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Filip Dimitrov: Zgjidhje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është e mundur nëse të dyja palët bisedojnë si të barabarta

Shkup, 8 janar – Ish-kryeministri bullgar, dhe gjykatës kushtetues aktual, Filip Dimitrov. për situatën e tanishme mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, thotë se zgjidhja ekziston nëse së paku njëra palë, ndoshta më e fuqishmja, jep sinjale pozitive, ndërsa do të arrihet nëse të dyja palët bisedojnë si të barabarta.

“Nuk jam në pozitë t’i jap leksione qeverisë. Por, unë personalisht jam i bindur se nuk ka mënyrë të dakordohemi nëse nuk bisedojmë si të barabartë, me butësi, dhe pa ushtrim të presionit… Probleme dhe tensione nuk mund të mos ketë, por ato tejkalohen me kalimin e kohës, nëse vetëm njëri, ndoshta më i fuqishmi, jep sinjale pozitive. Por, nëse në një familje të ndarë dikush godet me këmbë dhe thotë: ‘Si nuk më don. Si më deshe para dhjetë viteve!’ Tingëllon mjaft qesharake, apo? Dashuria dhe respekti nuk kërkohen në gjykatë”, thotë në intervistë për BGNES Dimitrov, i cili e kreu funksionin e kryeministrit mes vitit 1991 dhe 1992.

Lidhur me historinë, Dimitrov thotë se ajo është shumë me rëndësi, por thekson se mirëkuptimi për të qartësohet me kalimin e kohës.

Në intervistë ai flet edhe për atë se si para 30 viteve është zhvilluar njohja e atëherë Republikës së Maqedonisë nga ana e Bullgarisë. Vendimi për njohje të pakushtëzuar të Republikës së Maqedonisë nga Bullgaria më 15 janar 1995, thekson ai, ia ka kumtuar Kuvendit popullor. I pyetur se cila ishte shkaku kryesor për njohje të pavarësisë së vendit, ai sqaron se pyetja nuk ishte nëse të njihet Maqedonia, por kur dhe si.

Shkaku tjetër, jo më pak i rëndësishëm për shpejtim, sipas tij, ishte se nuk ka dashur ta ndezë retorikën nacionaliste në Bullgari.

Ai shton se Bullgaria nuk ka guxuar t’i lejojë vetes ta humbë mundësinë të deklarohet si një nga vendet të cilat me të vërtetë synojnë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike.

I pyetur se kush ishte pararendësi i këtij vendimi historik, gjykatësi kushtetues aktual bullgar thotë se sipas Kushtetutës, vetëm qeveria ka mundur të vendosë për njohje – ndërsa Parlamenti dhe presidenti nuk kanë pasur autorizime të tilla.

Related posts

Përfundoi dita e dytë e debatit për Propozim-buxhetin e vitit 2022 të Komisionit për Financim dhe Buxhet

admin

Pendarovski: Fakulteti juridik duhet t’i adresojë çështjet më të rëndësishme të kohës moderne

admin

Sot do të shqyrtohet dorëheqja e Zaevit në LSDM

admin