39.8 C
Skopje, NM
29/07/2021
DailyNews.mk
Auto

Ferrari “fluturon” nga rruga, një ditë pas blerjes nga pronari – pamje që tregojnë se sa të rrezikshme janë manovrimet gjatë vozitjes

Nëse keni menduar ndonjëherë se më shumë fuqi e veturës është më e mirë, atëherë kjo video do t’ju dekurajojë dhe do të shërbejë si një kujtesë e vogël për rëndësinë e aftësive të ngasjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një video të ndarë në YouTube dhe e cila thuhet se u xhirua në Holandë që na tregon një Ferrari të kuq 488 Pista, me shoferin që shquhet, ose të paktën përpiqet, si një “ngasës i vërtetë”.

Shoferi duket se papritmas po përpiqet të ngadalësojë, megjithatë, super vetura humbi kontrollin dhe shkoi anash dhe doli nga rruga.

Siç është thënë më tej, ky Ferrari i përplasur ishte vetëm “një ditë i vjetër”.

Deri më tani nuk dihet për sasinë e dëmit, por pamjet pas incidentit tregojnë dëmtim të pjesës së përparme, së bashku me një xham të thyer dhe një jastëk ajri të aktivizuar.

Për fat të mirë, askush nuk u lëndua në këtë incident. 

Related posts

Ford Mustang Shelby GT500 i tregoi Model S të Tesla -s se nuk është i pathyeshëm

Admin

“Ajër i kondicionuar” në veturë: Cila është temperatura ideale për vozitje?

Admin

Harroni kamerat fikse, kërcënimi i vërtetë për shkelësit e trafikut vjen nga qielli

Admin

McLaren më i fuqishëm kabriolet – 765LT Spider prodhon 765 kuaj-fuqi dhe lëviz me shpejtësi maksimale prej 330 km/h

Admin

Honda NSX-R e rrallë do të dalë në ankand, çmimi fillon nga 346 mijë euro

Admin

Tesla po e shtyn prodhimin e kamionit për vitin 2022

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More