2.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Sport-al

Feronikeli mposht Arbërinë, ndërsa Drenica dhe Gjilani ndajnë pikët

Feronikeli ka mposhtur skuadrën e Arbërisë, ndërsa Drenica dhe Gjilani kanë ndarë pikët në kuadër të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës.

Në fakt, “Nikli” kishte nevojë për një fitore, pas dy humbjeve të fundit të pësuara ndaj Drenicës dhe Ballkanit.

Ishte Argjend Malaj i cili zhbllokoi rezultatin në min (39’) duke i dhënë Feronikelit avantazhin.

Golin e dytë e shënoi Mendurim Hoti min (45’).

Skuadrat shkuan në pushime me avantazhin e Feronikelit.

Në pjesën e dytë, vazhdoi dominimi i “Niklit”, mysafirët arritën të shënojnë edhe golin e tretë.

Ishte min (77′) kur Damir Kojasevic shënoi golin e tretë për Feronikelin.

Pas kësaj fitore, Feronikeli ngjitet në pozitën e gjashtë me 27 pikë, ndërsa Arbëria mban pozitën e tetë me 25 pikë total.

Në anën tjetër, dueli ndërmjet Drenicës dhe Gjilanit ka përfunduar në barazim.

Asnjëra nga skuadrat nuk arriti të tund rrjetën e kundërshtarit në 90 minutat e takimit.

Rezultatet përfundimtare, Arbëria 0-3 Feronikeli dhe Drenica 0-0 Gjilani.

Related posts

Marotta: Pogba ka sjellë përfitimin më të madh që ka parë ndonjëherë futbolli

Admin

Megjithatë, Deschamps do vazhdojë në krye të Francës

Admin

ZYRTARE: Nuno Espirito Santo emërohet menaxher i Tottenhamit

Admin

Henbollistja Donita Lajqi: Jam shumë e lumtur ta përfaqësoj Kosovën

Admin

Vazhdojnë me përgatitjet intensive para grave evropiane

Admin

Unitedi dhe Dortmundi kanë marrëveshje për Sanchon, pas ekzaminimeve mjekësore do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com