22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Fërçkovski: Nuk ka asnjë problem bullgarët të futen në Kushtetutë

Shkup, 18 nëntor – Ideja se korrupsionin në gjyqësi do ta zgjidhni përmes Kushtetutës është e gabuar. Kështu vlerëson profesori Ljubomir Frçkovski, njëri prej përpiluesve të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, përcjellë Zhurnal.

Sipas tij, nuk është çështja te përzgjedhja e modelit, por të pushtetit qendror nëse do të zbatojë kulturë politike që të mos ndikojë mbi gjyqësinë.

“Tek Prokuroria, amandamenti është represiv, sepse tani kemi njerëz plot që qendrojnë në burg sepse Prokuroria nuk ka mundur të prëgatitë akuzë për gjashtë muaj”, thotë Fërçkovski.

Sa i përket bullgarëve të futen në Kushtetutë ashtu siç kërkon Bullgaria, për të kjo çështje nuk paraqet problem.

“Preambula nuk është pjesë operative por memorje historike. Kështu që nuk është problem të zgjerohet me futjen e bullgarëve në të. Kështu bullgarët pranojnë se ekziston pakicë bullgare në Maqedoni, e cila dallon nga maqedonasit. Për hyrje në BE hapet edhe neni 118 i cili ka të bëjë me marrëveshjet ndërkombëtare të cilat direkisht do të zbatohen pa ndërmjetësim të pushtetit qendror dhe pjesë nga sovraniteti e transferojmë në BE”, thotë Fërçkovski.//Zhurnal.mk

Related posts

LSDM: Merkel dhe Makron kërkuan nga Zaev të tërheqë dorëheqjen

admin

Arjanit Hoxha: Ali Ahmeti duhet të bëhet gati për në opozitë

admin

Bëjini gati pajisjet dimërore në veturë, nga data 15 duhet patjetër t’i posedoni

admin