22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Fati i Qeverisë në duart e Alternativës, sot pritet vendimi

Shkup, 26 nëntor – Partia Alternativa për sonte në orën 18:00 ka caktuar mbledhje të Kryesisë qendrore, që ishte shtyrë për shkak të tre ditëve të zisë dhe fatkeqësisë së autobusit në Bullgari.

Anëtarët e Kryesisë qendrore duhet t’i japin udhëzim Këshillit qendror, organi më i lartë i partisë, i cili duhet të sjellë vendimin final nëse Alternativa do t’i bashkangjitet Qeverisë dhe shumicës parlamentare apo do të mbetet në bllokun opozitar.

Disa nga deputetët e Alternativës konsiderojnë se nëse partia e tyre sjellë vendim të bëhet pjesë e Qeverisë, kushti duhet të jetë dhënia e përparësisë programit të partisë, para pozicioneve në pushtet.

Kryetari i partisë, Afrim Gashi javën e kaluar pati takim me kryeministrin dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev, ku u zyrtarizua propozimi që Alternativa, e cila ka katër deputetë, të jetë pjesë e koalicionit qeveritar, me çka do të rritej shumica e pushtetit në Kuvend.

Deputetët e Alternativës ishin nënshkrues të nismës për mosbesim të Qeverisë, por pasi që Kastriot Rexhepi nga Besa nuk u paraqit në mbledhje, dështoi ky tentim i partive opozitare. Tani, Zaevi po tenton ta rrisë shumicën në Kuvend, me çka në vend se 61, do të kishte 65 deputetë. Kjo do të mundësonte përforcim të pozicioneve të shumicës dhe Qeveri stabile.

Related posts

MSH: Kanë filluar negociatat me prodhuesin e ilaçit “Molnupiravir”

admin

Gjysma e tetovarëve janë vaksinuar

admin

ASH: Regjimi LSDM-BDI nuk do të mbijetojë

admin