15.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Farërat e domateve hibride me çmime deri 600 mijë euro për kilogram

Farat e domateve shiten në treg me çmime që shumëkujt i duken të pabesueshme: 400 mijë deri 600 mijë euro për kilogram. Industria agroteknike gjeneron me farat hibride miliarda dollarë.

Në treg gjen sot lloje të ndryshme domatesh, të kuqe, të verdha, të zeza, portokalli, stërgjatëse, të mëdha, të vogla, me shkëlqim dhe shije aciditet të ndryshëm.

Një kilogram domate kushton në treg tre-kater euro. Por fermerët paguajnë për farat e domateve 400 mijë deri 600 mijë euro për kilogram.

Arsyeja për këto çmime stratosferike lidhet me përbërjen gjenetike të këtyre domateve. Këto domate hibride janë krijuar nga kryqëzimi i llojeve të ndryshme dhe janë më rezistente, të forta dhe të qëndrueshme ndaj llojeve të tjera.

Po ashtu ato mund të kultivohen edhe në kushte të vështira. Prodhimi i një hibridi të vetëm mund të kërkojë deri në 400 kryqëzime.

Farat e domateve hibrideve nuk mund të përdoren për t’u rimbjellë, sepse nuk duhet se ç’lloj domatesh do të japin. Prandaj fermerëve u duhet të blejnë çdo vit fara të sapokryqëzuara.

Tregu i farërave hibride mbizotërohet nga disa korporata të mëdha prodhimesh agroteknike, të cilat për të ulur kostot i prodhojnë farërat e tyre në vendet me paga të ulëta, shpesh duke shfrytëzuar punëtorët dhe duke punësuar fëmijë. Kjo industri pak e njohur gjeneron miliarda dollarë. /Deutsche Welle/

Related posts

Është zyrtare – largimi i kancelares Angela Merkel

Admin

Aksion i përbashkët europiano-amerikan: Arrestohen 150 persona, konfiskohen 31 milionë dollarë

Admin

Zgjidhja e problemit të kaosit në trafik, aeroportet italiane dhe ato franceze me infrastrukturë për taksitë fluturues

Admin

Gruaja e parë me ngjyrë në Bundestag – kush është Awet Tesfaiesus

Admin

Barbel Bas zgjidhet presidente e re e Bundestagut

Admin

Inteligjenca amerikane: Shteti Islamik mund ta sulmojë SHBA-në

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com