1.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Showbiz

Fansat e pyesin se a i mungojnë turshitë dhe ajvari i vendit të saj, Bebe Rexha thotë se kujdeset që edhe në Los Angeles t’i ketë këto produkte

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, është bërë së fundmi nostalgjike për të kaluarën e saj.

Kjo pasi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi nga e kaluara, të realizuar në moshën katër vjeçare me stërgjyshen e saj në Gostivar të Maqedonisë së Veriut.

“Unë me stërgjyshen në Gostivar, Maqedoni kur isha 4 vjeçe”, shkroi artistja shqiptare, ndërsa pranoi komente të shumta nga ndjekësit e saj në Instagram.

Një prej fansave i kishte shkruar me shaka rreth ushqimeve të konservuara tradicionale (duke qenë se edhe ndodhemi në sezonin e tyre), ku i shkruan se me siguri ato i mungojnë në ShBA.

“Hej Bebe, unë e di që ty të mungojnë turshitë dhe ajvari me siguri…meqë ra fjala vajzë, ti shkëlqen”, ka qenë komenti i ndjekëses.

Ndërkohë, 31-vjeçarja i është përgjigjur me shaka, duke thënë se ajo kujdeset që këto produkte t’i ketë edhe atje ku është në Amerikë. “Vajzë, unë porosis ajvar për në shtëpinë time në Los Angeles, haha”, ka qenë përgjigja e artistes së hitit “I’m a mess”.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Bebe Rexha përndryshe në një intervistë ekskluzive për Telegrafin të dhënë pak muaj më parë, kishte folur për dashurinë e saj të madhe për ushqimin tradicional shqiptar.

“O Zot i madh, unë e dua ushqimin shqiptar. Me të vërtetë i dua të gjitha ato që përfshihen në kuzhinën tonë tradicionale. Mua më pëlqen shumë ‘bureku’ dhe ‘fasulet’ dhe thjesht e dua shumë ushqimin shqiptar, por ‘bureku’ është i preferuari im. Pastaj më pëlqen ‘flija’, kështu që ato janë të preferuarat e mija dhe ne gjithmonë i bëjmë ato gjatë gjithë kohës në shtëpinë time. Unë di t’i gatuaj. Gjatë karantinës në të vërtetë po mësoja si ta gatuaja. Unë nuk bëra një punë edhe aq të shkëlqyeshme, por ishte në rregull. Por ju e dini, unë gatuaj pjesën më të madhe të kohës vetë, dhe vërtetë e dua ushqimin shqiptar”, ka thënë këngëtarja me origjinë shqiptare. 

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Related posts

Martohet vajza e Paul Walker, Vin Diesel e përcjell në altar

Admin

Ende asnjë kallëzim penal për rastin! Ekspertët ligjorë tregojnë se çfarë mund të ndodhë me aktorin Alec Baldwin pas vrasjes aksidentale

Admin

Bora Zemani futet në Big Brother VIP, plotë emocione, puthje e përqafime në takimin me ish të dashurin Donald Veshaj

Admin

Kim Kardashian falënderon fansat për dashurinë e dhuruar edhe urimet për ditëlindjen e 41-të

Admin

Enca provokon nga Dubai, ekspozon gjoksin në dekoltenë e hapur

Admin

Adele kryeson top-listat me “Easy On Me”, shitjet më të larta në javën e parë për një këngë në pesë vjet

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com