22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Familjarët kërkojnë informacione por askush nuk u përgjigjet në telefon

Shkup, 23 nëntor – Familjarët e udhëtarëve të cilët kanë udhëtuar me disa nga autobusët e “Besa Transit” para agjencisë turistike presin informacione më të detajuara dhe u bëjnë apel agjencive të jenë në dispozicion për informacione në momente të tilla të rënda.

“Nga ora 6 e mëngjesit u informuam përmes “Fejsbukut”, pasi kushëriri im është në Turqi. Tash e katër orë paraqitemi në “Besa trans” dhe nuk kemi asnjë informacion dhe as nuk përgjgijen. Kjo nuk është mirë. Ashtu siç dinë të organizojnë ekskursione, ashtu tani kur është tragjike duhet të jenë më aktivë. I lus institucionet t’i informojnë njerëzit, deklaroi Xhelal Bakiu, familjar i udhëtarit i cili është dashur të kthehej nga Turqia.

Selinë e agjencisë që në mëngjes janë duke e siguruar disa policë. Në aksidentin e autobusit në Bullgari jetën e humbën të paktën 45 persona të cilët po ktheheshin nga Turqia.

https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/945989306014018

Related posts

Tridhjetë vjet nga miratimi i Kushtetutës

admin

Sadiku: Rreth 20 të vdekur në aksident janë nga Komuna e Studeniçanit

admin

Propozim-buxheti për vitin 2022 më 15 nëntor dorëzohet në Kuvend

admin