28.8 C
Skopje, NM
16/09/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Fajon: Nuk ka arsye që korrniza negociuese të mos miratohet deri në fund të vitit

Eurodeputetja Tanja Fajon e inkurajoi Qeverinë e Maqedonisë së Veriut të vazhdojë me përpjekjet reformuese dhe i përshëndeti përpjekjet për dialog me Bullgarinë fqinje.

“Siç mundëm të lexojmë në raport të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut qartë mund të vërejmë se vendi është në rrugë të drejtë sa i përket përparimit në reformat në shumë fusha, kjo është shumë e rëndësishme dhe pozitive, fuqishëm e inkurajon Qeverinë në Maqedoninë e Veriut të vazhdojë me punë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimin e transparencës në administratën publike, gjyqësinë, lirinë e shprehjes dhe ta përmirësojë lëvizjen e punëtorëve”, deklaroi për MIA-n Tanja Fajon.

Duke u kthyer në kontestin me Bullgarinë, eurodeputetja e përshëndeti paralajmërimin e ministrit të punëve të jashtme Bujar Osmani ta vizitojë këtë vend në përpjekje të tejkalohen dallimet në vigjilje të miratimit të korrnizës negociuese të BE-së.

“Vizita e ministrit të sapoemëruar të punëve të jashtme, zotëri Osmani, Bullgarinë e shoh si hap shumë pozitiv e cila e tregon gatishmërinë e vendit të mbajë marrëdhënie të mira fqinjësore. Maqedonia e Veriut përket në BE, siç thanë komisari Varheji dhe kryetarja Fon der Lajen, dhe nuk ka arsye të mos miratohet korrniza negociuese deri në fund të këtij viti”, deklaroi Fajon.

Related posts

MMJPH: Filloi shënimi i Javës evropiane të mobilitetit 2021

Admin

Gjykata Penale: Nëse Rashkovski keqpërdor lejen për të dalë, atëherë do t’i caktohet paraburgim

Admin

Tre të vdekur në qendrën Kovid, ulet numri i kontrolleve

Admin

Zaev për Ballkanin e Hapur: Kosova si shtet i pavarur i ndërton qëndrimet e veta, ne i respektojmë ato

Admin

Maqedonia e Veriut dhe Kosova me kontroll të përbashkët doganor në vendkalimin kufitar hekurudhor Bllacë – Hani i Elezit

Admin

Njerëz të Musa Xhaferit “ndezin motorët“ në përkrahje të Nevzat Bejtës

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com