18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Është paralajmëruar ndërprerje e komunikacionit hekurudhor

Shkup, 26 nëntor – Kryetarët e sindikatave të personelit makinist dhe ekzekutiv në hekurudhat e RMV-së Transporti. Toni Dimovski dhe Dushko Çakarovski për sot prej orës 7:00 paralajmëruan ndërprerje të komunikacionit hekurudhor për shkak të pjesë së dytë të papaguar të rrogës së tetorit.

Siç deklaroi Çakarovski dje për MIA-n, me këtë hap në të vërtetë realizohet paralajmërimi i tyre për ndërprerje të punës nëse deri më datën 25 të këtij muaji nuk u paguhet pjesa e dytë e rrogës së muajit të kaluar.

Personeli makinist dhe ekzekutiv në Hekurudhat e ndërpreu komunikacionin hekurudhor dhe ngarkues edhe më 1 nëntor, për shkak të pjesë së dytë të papaguar të rrogës së shtatorit. Pas pagesës, ditën në vijim e ndërprenë bllokadën, por kryesisë së ndërmarrjes hekurudhore i parashtruan vendim se nëse deri më datën 25 të muajit nuk u paguhet tërësisht rroga për muajin e kaluar, sërish do ta bojkotojnë punën nga ora 7:00 e ditës së nesërme.

Në vendim është cekur edhe kompensimi për shpenzime materiale të paguhet më së voni deri më datën 10 të muajit, si dhe se në të kundërtën, nuk do të punojnë tashmë nga dita në vijim.

Related posts

Në rrethin e dytë u zgjodhën gjithsej 44 kryetarë komunash

admin

“S’mund ta besoj, të urova rrugë të mbarë, por jo të përherhme”, mesazh prekës nga vëllau që humbi familjen 4 anëtarëshe

admin

Varheji e porositi Osmanin se po punohet për fillim të negociatave këtë vit

admin