12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

ESHS: Regjistrimi po zhvillohet pa probleme, aplikacioni për diasporën është i sigurt

Enti Shtetëror i Statistikës dje një ditë pas fillimit zyrtar të regjistrimit doli me kumtesë ku përmendi se deri te aplikacioni për regjistrim të destinuar për diasporën, mund të arrihet vetëm me IP adresë nga vendet e huaja. ESHS theksoi se edhe çdo prishje e procesit të grumbullimit të të dhënave është ndëshkuese me Ligjin për regjistrim, ndërsa reagim vijoi pas në opinion doli informacioni se aplikacioni për regjistrim të diasporës nuk është i sigurt.

Për sigurinë aplikacionit dje foli edhe kryeministri Zoran Zaevi, ndërsa lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare me qëndrim se kjo Qeveri është e paaftë të zbatojë regjistrim dhe se partia e tij do të parashtrojë ligj për anulimin e regjistrimit.

Faza e parë e Regjistrimit të popullatës, amvisërive dhe banesave filloi pardje me regjistrimin e të punësuarve në përfaqësitë diplomatike-konsullore dhe familjeve të tyre, në diasporë, pjesëtarët e Armatës jashtë vendit, të burgosurit dhe të pastrehët. Por një ditë pas fillimit të tij, programuesja në grupin në Fejsbuk “Komiteti Federal i Programuesve të Republikës së Maqedonisë”, publikoi se çdo person i cili kyç VPN mund të regjistrohet nga Maqedonia, edhe pse aplikacioni është destinuar për qytetarët e Maqedonisë jashtë vendit.

“Deri te aplikacioni mund të arrihet vetëm me IP adresë nga vendet e huaja. Qasja nga Republika e Maqedonisë së Veriut është e pamundësuar, pikërisht për shkak të asaj që Aplikacioni është përpiluar vetëm për shtetasit e RMV-së të cilët jetojnë jashtë RMV-së, por çdo prishje e procesit të grumbullimit të të dhënave është ndëshkuese me Ligjin për Regjistrim, gjegjësisht sipas nenit 49 të Ligjit për regjistrim të popullatës, “ai që do ta shkatërrojë, fshehë, dëmtojë ose në ndonjë mënyrë do të bëjë që të dhënat të jenë të papërdorshme në aplikacionin e regjistrimit, do të dënohet me dënim me burg prej të paktën tre vjet”, theksuan nga Enti Shtetëror për Statistikë.

Prej atje potencojnë se futja e të dhënave përmes VPN-së ose IP adresës së fshehur, gjegjësisht vetë shfrytëzimi i mjetit të tillë për vendosjen e të dhënave në Regjistrim konsiderohet në kundërshtim me Ligjin për regjistrim dhe Metodologjinë për përgatitje, organizim dhe zbatim të Regjistrimit 2021, dhe mund të nënshtrohet në sanksione, për arsye se paraqet prezantim të rremë dhe dhënie të rreme të të dhënave.

Nga ESHS potencojnë se me vetë futjen e të dhënave në mënyrë të tillë, nuk do të thotë se ato automatikisht futen në rezultatet e Regjistrimit, përkundrazi, të gjitha të dhënat e futura përmes aplikacionit nënshtrohen në kontroll dhe zbatim me bazën pararegjistruese të të dhënave, me të dhënat që do të mblidhen me nënshkrim në terren në territorin e të gjithë Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa me qëllim të konfirmimit të vërtetësisë së të dhënave.

Gjatë regjistrimit të shfrytëzuesit dhe gjatë çdo vendosje të të dhënave nga ana e shfrytëzuesit, në aplikacion automatikisht regjistrohet se nga cila IP adresë janë futur të dhënat. Me paraqitjen në Aplikacion shfrytëzuesi regjistrohet dhe e vendos NAQ, email adresën, e cila verifikohet me dërgimin e emailit për verifikim, dhe numrin e telefonit të shfrytëzuesit.

Në mbrojtje të sistemit dje doli edhe kryeministri Zoran Zaevi, i cili theksoi se procesi i regjistrimit të diasporës nuk mund të prishet me regjistrimin e personave nga territori i vendit, sepse sistemi dhe krahasimi i të dhënave me data bazat atë do ta zbulojnë dhe shkatërrojnë.

“Nuk i di të gjitha detajet teknike, por, atë që e di është se pas mbledhjes së të dhënave bëhet krahasimi sipas tetë bazave të të dhënave. Shteti pastaj me një klik mund ta shikojë se cilët qytetarë janë jorezident, gjegjësisht më shumë se një vit janë jashtë shtetit. Të gjithë qytetarët tjerë të cilët më pak se një vit janë në vendet e huaja, madje edhe 11 muaj, janë rezident. Edhe pse për momentin mund të regjistrohet dikush që është edhe dy muaj jashtë, sipas Eurostat dhe sipas standardeve ndërkombëtare ai është rezident, gjegjësisht nuk përket në grupin e diasporës ose popullatës jorezidente”, tha Zaevi.

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, megjithatë, dje me kritikë deri te Qeveria se nuk është e aftë të organizojë regjistrim.

Ai theksoi se deri në fillim të regjistrimit më 1 prill ka mundësi të parashtrojnë ligj për anulimin e regjistrimit.

Faza e parë do të zgjasë deri më 21 prill, kur edhe zyrtarisht duhet të përfundojë regjistrimi, që do të fillojë më 1 prill. Tani për tani vlerësimi i institucioneve kompetente është se fillimi i regjistrimit po zhvillohet mirë sipas rregullave dhe protokolleve nga institucionet kompetente.

Të dhënat e fundit, siç theksoi Simovski, është se dje në orën 10 ka 11 149 kyçje në bazë, por kjo nuk do të thotë aplikacion i kompletuar, sepse në këtë moment askush nuk ka autorizim të hyjë në bazë për ta kontrolluar atë.

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiqi pardje u dërgoi mesazh qytetarëve se ky është një operacion dhe u bëri thirrje aktivisht të kontribuojnë për zhvillim të shtetit të vet.

“Mbledhja e këtyre informacioneve është e dobishme për të gjithë që të mund të krijojmë politika edhe në kuptim arsimor edhe në aspekte financiare dhe ekonomike, shëndetësore dhe aspekte tjera. Mendoj se të gjitha diskutimet përfunduan javën e kaluar pasi Eurostat i verifikoi me një deklaratë publike se Ligji për regjistrimin dhe metodologjia sipas së cilës është kryer regjistrimi janë bërë në përputhje me standardet më të larta”, theksoi Mariçiqi, i cili u bëri apel të gjithë faktorëve politikë të ndalojë me politizimin e regjistrimit

Related posts

VMRO-DPMNE me shumë vërejtje për procesin zgjedhor

Admin

Spasovski: Kaluam një proces të qetë zgjedhor

Admin

Në një vendvotim në Llabënishtë do të votohet deri në orën 22:00

Admin

Përfundon votimi, fillon numërimi i votave

Admin

Bujar Osmani: Likovën, Sarajin dhe Pllasnicën fitojmë që në rreth të parë

Admin

Dalja në zgjedhje në Komunën e Likovës

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com