24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Showbiz

Erion Veliaj takohet me familjen e Rita Orës në Londër

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë këtyre ditëve ka vizituar Mbretërinë e Bashkuar.

E teksa ndodhen në kryeqytetin britanik, Veliaj nuk ka hezituar që të takojë nga afër edhe shumë njerëz nga komuniteti shqiptar atje.

Të shtunën ai ka vizituar lokalin e babait të këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Besnik Sahatçiut.

Foto: Besnik Ora/Instagram

Ky i fundit ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram disa fotografi të familjes të realizuara bashkë me kryetarin e Tiranës.

Pjesë e mbrëmjes në lokalin e familjes Ora kanë qenë edhe nëna e Ritës, Vera Sahatçiu dhe motra e këngëtares, Elena Ora.

Foto: Besnik Ora/Instagram

“Gjithmonë kënaqësi të të shoh ty Z. Veliaj, kryetari i Tiranës, Shqipëri. Faleminderit për vizitën e komunitetit tonë në Londër”, ka shkruar Besnik Sahatçiu – Ora në Instagram.

Veliaj përndryshe është takuar edhe më parë me familjen e Rita Orës, kur ajo ishte për herë të fundit në Tiranë për një koncert në qershorin e vitit 2018.

Rita Ora në Tiranë, qershor 2018 (Foto: Arkiv)

Aso kohe, i pari i Tiranës i kishte dhuruar Ritës në shenjë mirënjohje “Çelësin e Qytetit”. /Telegrafi/

Rita Ora në Tiranë, qershor 2018 (Foto: Arkiv)

Related posts

Harry Styles and Liam Gallagher’s unlikely friendship sparks collaboration rumours

Lea Musliju

Pas largimit nga Top Channel, Luana Vjollca merr oferta të majme nga televizionet tjera

admin

Hero brenda fushe dhe jashtë saj – Ronaldon ndihmon Pink për fëmijët në nevojë

admin