30.6 C
Los Angeles
August 18, 2022
DailyNews – MK
Sport-al

“Ende nuk me ka bindur Havertz, ai duhet të bëjë më shumë”

Ish qendërmbrojtësi francez, Frank Lebouef ende nuk është bindur nga transferimi i Chelseas, Kai Havertz.

Gjermani kaloi të “Blutë” nga Bayer Leverkuseni në shtator për 70 milionë euro, derisa ka bërë 13 paraqitje nën urdhrat e Frank Lampardit.

Por, paraqitjet e këtij të fundit nuk e kanë bindur Leboeuf, i cili mendon se lojtari duhet të bëjë ende më shumë për të dëshmuar vetën.

“Mendoj se është duke u bërë më mirë, disa lojtarë janë duke u përmirësuar”.

“Jam shumë i kënaqur me Hakim Ziyechin, që u shërua dhe jep më të mirën. Por, ende nuk jam bindur nga Kai Havertz, ende dua më shumë nga ai”.

“Dua të këtë efekt më shumë, aty ku mendoj se është zhdukur. Jam i sigurt se Frank nuk është plotësisht i lumtur me mënyrën si punojnë”, deklaroi ai.

21-vjeçari në 13 paraqitje realizoi katër gola, tre nga të cilat ishin në ndeshjen ndaj Barnsley në EFL Cup.

Related posts

‘Bombë’ nga Italia, Lazio e Muriqit mund të përjashohet nga Serie A

admin

Rossi fiton betejën me COVID-19

admin

ZYRTARE: Kondogbia i bashkohet Atleticos

admin