23.8 C
Skopje, NM
19/09/2021
DailyNews.mk
Shqipëri

Emigrantët dërguan në Shqipëri 340 milionë euro në 6 muajt e parë të këtij viti

Dërgesat në para të emigrantëve (remitancat) në 6-mujorin e parë të këtij viti, shënuan vlerën 340 milionë euro, duke prekur nivelin më të lartë të dhjetë vitet e fundit, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas BSH-së, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, remitancat janë rritur me 25% dhe me vitin 2019, rritja është 2.2%.

Rolin kryesor në këtë tendencë ka luajtur tremujori i parë, kur treguesi i remitancave për arriti në 169 milionë euro, me rritje 12.5% në raport me tremujorin e parë 2019.

Në 3-mujorin e dytë 2021, remitancat ishin 42% më të larta se e njëjta periudhë e vitit pandemik. Por, ato ishin në rënie me 10.7% në krahasim me prill-qershorin e 2019-s, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Italia dhe Greqia vijojnë të mbeten vendet kryesore prej nga dërgohen paratë në Shqipëri,  por, vitet e fundit, po rriten edhe prurjet nga vendet e reja të emigrimit, kryesisht Mbretëria e Bashkuar dhe sidomos Gjermania./ATSH

Related posts

Bilanci, sfidat dhe mirënjohja, Gjonaj mesazh pas lënies së detyrës në krye të Ministrisë së Drejtësisë

Admin

“Ja si të parandaloni Covid-in”! Ambasada e SHBA ndan mesazhin e epidemiologes amerikane që punon në Shqipëri

Admin

Një ditë do të dëgjojmë, se ‘puna e komisarit (Berishës) ishte loja’

Admin

I riu shtiret si polic para efektivëve

Admin

Tërmkolli për Osmanin: Duhet t’i tregojë dikush se nuk është koha për politikë në korridoret e OKB-së

Admin

Mbi 500 pacientë të infektuar me koronavirus po trajtohen në spitalet e Kosovës

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com