12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Elmi Aziri: Ligji për shtetësinë është prioritet i madh

Bllokada e Ligjeve në Kuvend sipas deputetit të ASH-së, Elmi Aziri nuk është shkak por është pasoj.

Ai madje shton se ligji për shtetësi është prioritet mbi prioritetet edhe në këtë kohë pandemie, sepse sipas tij një kategorie të caktuar të qytetarëve që iu pamundësohet shtetësia, njëherit iu pamundësohet edhe një e drejtë tjetër elementare që ka të bëj me sistemin shëndetësorë.

“Qëllimi është që të bllokohet ligji, por keni parasysh bisedohet për ligje esenciale që tangojn në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën e përditshme të qytetarëve. Ju pamundësohet realizimi i objektivave kryesore jetësore. Ndërsa s ai takon veprimit tonë si koalicion me amendamentet që i kemi dorëzuar duhet të themi që ky veprim nuk është shkak por është pasojë. Fatkeqësisht ne jemi të detyruar që të veprojmë në mënyrë të këtillë”.

“Ne e zgjodhëm procedurën e rregullt, e dorëzuam ligjin në debat ën Komision, 10-15 minuta para se me fillu komisioni janë dorëzuar 600 amendamente. Meqenëse ju e përdorni këtë instrument, atëherë e përdorim edhe ne. Nëse për ju është e drejtë legjitime, është edhe për ne. Unë besoj se prioritet mbi prioritetet edhe në këtë fazë të pandemisë është ligji për shtetësi, sepse këta njerëz janë të përjashtuar edhe nga sistemi shëndetësorë”, tha AZiri.

Related posts

VMRO-DPMNE me shumë vërejtje për procesin zgjedhor

Admin

Spasovski: Kaluam një proces të qetë zgjedhor

Admin

Në një vendvotim në Llabënishtë do të votohet deri në orën 22:00

Admin

Përfundon votimi, fillon numërimi i votave

Admin

Bujar Osmani: Likovën, Sarajin dhe Pllasnicën fitojmë që në rreth të parë

Admin

Dalja në zgjedhje në Komunën e Likovës

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com