33.3 C
Los Angeles
August 8, 2022
DailyNews – MK
Ekonomi

Eksporti në gjashtëmujorin e parë u rrit për 20,2 për qind, ndërsa importi për 28,7 për qind

Shkup, 5 gusht – Vlera e përgjithshme e eksportit nga vendi në periudhën janar – qershor të vitit 2022, është 4 097 486 mijë euro dhe shënon rritje prej 20.2 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë  të vitit të kaluar, derisa vlera e mallit të importuar është 5 974 699 mijë euro që është për 28.7 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Deficiti tregtar është 1 877 213 000 euro, ndërsa mbulimi i importit me eksportin është 68.6 për qind.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se në eksport pjesëmarrja më e është  e katalizatorëve të transportuesve me metale fisnike ose komponimet e tyre, grupe të përçuesve për ndezje dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, feronikeli dhe  pjesët e ulëseve nga nëngrupi 821.1. Në import më së shumti janë të përfaqësuara vajrat e naftës dhe vajrat e përftuara nga mineralet bituminoze (përveç lëndëve të çara), metalet e tjera nga grupi i platinit dhe legurave  të tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, energjia elektrike dhe metalet fisnike në gjendje koloidale; komponimet, organike ose joorganike, të metaleve fisnike, nëse janë ose jo të përcaktuara kimikisht; amalgame të metaleve fisnike.

Në periudhën janar – qershor të vitit 2022, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar,  vendi më shumë ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë.

Related posts

Si duhet të veprojnë qytetarët pas rritjes së çmimeve? Deklarohen ekspertët

admin

BERZH: Shqipërisë po i largohen profesionistët e teknologjisë

admin

Fillon realizimi i projektit për promovimin e Strugës dhe Pogradecit si destinacione turistike

admin