5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Bota Ekonomi Përzgjedhjе nga redaktori

Eksportet evropiane regjistruan rënie prej 9.4 për qind në vitin 2020

Eksportet e Bashkimit Evropian u ulën me 9.4 për qind vitin e kaluar për shkak të COVID-19.

Zyra evropiane e Statistikave njofton se eksportet totale në Eurozonë u ulën me 9.2 për qind krahasuar me një vit më parë, në 2 trilionë e 131.4 miliardë euro, kurse importet totale ranë me 10.8 për qind në 1 trilion e 897 miliardë euro, ndërsa teprica tregtare e Eurozonës në vitin 2020 arriti në 234.5 miliardë euro.

Në këtë vit, eksportet totale të BE-së u ulën me 9.4 për qind krahasuar me vitin e kaluar në 1 trilion 931.6 miliardë euro, ndërsa importet e saj u ulën me 11.6 për qind në 1 trilion 714.3 miliardë euro, me çka BE-ja përjetoi një suficit tregtar prej 217.3 miliardë eurosh në periudhën janar-dhjetor 2020.

Importuesit kryesorë nga vendet e BE-së vitin e kaluar ishin SHBA-ja me 353 miliardë euro, Britania e Madhe me 277.5 miliardë euro, Kina me 202.5 miliardë euro, Zvicra me 142.4 miliardë euro, Rusia me 79 miliardë euro, Turqia me 69.9 miliardë euro dhe Japonia me 54.5 miliardë euro.

Vendet me eksportet më të larta në vendet e BE-së janë Kina me 383.5 miliardë euro, SHBA-ja me 202 miliardë euro, Britania e Madhe me 167.2 miliardë euro, Zvicra me 108.6 miliardë euro, Rusia me 95.2 miliardë euro dhe Japonia me 54,9 miliardë euro.

Related posts

Marrëdhëniet NATO-Rusi janë në pikën më të ulët që prej Luftës së Ftohtë, thotë Stoltenberg

Admin

Coronavirusi mund të ketë vrarë 80-180 mijë punonjës shëndetësorë, thotë OBSH

Admin

Lëshuan çantat, zhveshën uniformat, hoqën këpucët,…: Kjo ishte mënyra e protestës së stjuardesave të ish-Alitalia në rrugët e Romës

Admin

Fermeri belg bleu banane në treg, por në to gjeti kokainë

Admin

Do të shpallet një tender për REK Manastir, ofrohet pak thëngjill

Admin

Rusia identifikon variant të ri të koronavirusit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com