30.8 C
Skopje, NM
27/07/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

“Ekspertizë nga ODHIR”, Gjiknuri-opozitës: Sebep për të zvarritur konsensusin

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, gjatë mbledhjes së Këshillit Politik, ka kundërshtuar kërkesën e opozitës së bashkuar për të kërkuar ekspertizën e OSBE/ODHIR për gjetjen e konsensusit.

Mësohet se Gjiknuri është shprehur se nuk mund të diktohet procesi i reformës nga kërkesat e bëra.

“Në emailin tuaj me shumë kërkoni sebep për të mos gjetur kompromis dhe kërkoni të imponoheni. Sipas jush kompromis është vetëm ajo që kërkoni ju. Propozimet tona janë të bazuara në praktikat europiane dhe nuk është se kemi bërë shpikje. Edhe sa i takon koalicioneve është pikërisht qëndrim i yni i bazuar ne praktikat europiane. Kërkesa juaj për ODHIR është për të zvarritur procesin dhe futur në krize kushtetuese vendin. Unë jam i hapur për kompromis për çështjet e tjera nëse ju deklaroni se do të pranoni formatin e koalicioneve sipas shembujve europianë, shembuj që disa në fakt i keni dhënë dhe këtu. Nuk pranojmë të na diktohet konsensusi me kërkesa vetëm të njërës palë”, ka thënë Gjiknuri.

Sipas tij, mbajtja peng, është taktikë e opozitës për të penguar zbatimin e Kushtetutës.

Më tej propozoi pranimin e formulës së koalicioneve sipas shembujve të vendeve europiane me sisteme proporcionale rajonale me lista të hapura dhe më pas të diskutohet çështja e listave dhe pragut elektoral. /noa.al

Related posts

Kurti nderon Enver Zymberin në dhjetëvjetorin e rënies në krye të detyrës

Admin

Ekipi shqiptar në Këshillin e Sigurimit, Xhaçka: Shqipëria do përfaqësohet nga më të mirët

Admin

Kryeministri Rama nga shkolla e kopshti “Perlat” në Durrës: Ka rilindur pas tërmetit, s’ka dallim nga godinat e komunave Europiane

Admin

Ky është Sevdail Rrustemi nga Podujevë që humbi jetën në aksidentin e djeshëm

Admin

Dy udhëtarë të lënduar në Kroaci, mbeten nën kujdes intensiv

Admin

Në mesin e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci edhe dy gra nga komuna e Junikut

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More