28.5 C
Los Angeles
August 9, 2022
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Ekskluzive/ Sigurohen 70 vota në Kuvend për Propozimin francez

Shkup, 13 Korrik – Nesër në Kuvendin republikan do të fillojë seanca për shqyrtimin dhe diskutimin mbi Propozimin francez me të cilin nëse i njejti pranohet dhe miratohet i hapet rrugë Republikës së Maqedonisë së Veriut për të nisur bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Në seancën solemne të Kuvendit krahas deputetëve pritet që të marin pjesë edhe diplomat të lartë të akredituar në vend, ndërsa nga Brukseli do të udhëtojë edhe kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Lajen e cila do të mbajë edhe fjalim para deputetëve.

Ndërkohë që ende nuk janë bërë kalkulimet e fundit se si do të votojnë deputetët, por Agjencia e lajmeve Zhurnal mëson se tashmë janë siguruar 70 deputet për të votuar Propozimin francez i cili më pas do të kalohet në Qeveri për procedurë të mëtutjeshme.

Ndonëse për të kaluar Propozimin francez duhet një shumicë e thjeshtë prej 61 deputetë, Agjencia e lajmeve Zhurnal mëson se tashmë të gjitha partitë shqiptare janë bërë bashkë për të votuar PRO përfshirë këtu BDI, ASH, Lëvizjen Besa, Alternativën, LSDM dhe dy deputetët e pavarur Kastriot Rexhepi dhe Skender Rexhepi Zejd, duke u siguruar kështu një shumicë prej 70 deputetë.

Ndërkohë në anën tjetër kundër janë VMRO, Levica si dhe disa parti të vogla minorene maqedonase të cilat ende nuk kanë vendosur që të jenë pro këtij propozimi edhe pse janë pjesë e shumicës parlamentare dhe janë të pavendosur.

Ndryshe, për nesër janë paraparë protesta të fillojnë që në mesditë në momentin kur edhe fillon seanca solemne në Kuvend, kurse kreu i VMRO Hristijan Mickoski ka paralajmëruar se do të kërkojë takim me Von der Lajen për t’i thënë se ky vend është Maqedoni.

Related posts

Mishell: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria t’i fillojnë negociatat e BE-së sa më shpejtë të jetë e mundur

admin

Vaj vetëm nëse bleni diçka mbi 800 denarë, marketi KAM gjobitet me 12,000 euro

admin

Me rritjen e pagës minimale, do të ketë edhe rritje graduale të rrogave tjera

admin