Shkup, 1 nëntor, Zhurnal.mk – Agjencia e lajmeve Zhurnal ekskluzivisht mëson se Departamenti i Toksikologjisë tashmë do ketë një tjetër kuadër që do të drejtojë atë e më saktë mjeku Ridvan Bajrami i cili është propozuar nga radhët e Lëvizjes Besa.
Me emërimin e tij tashmë ngadalë po kompletohen drejtuesit e disa prej departamenteve më të rëndësishme të shëndetësisë në vend.
Ndërkohë që mjeku tjetër Sead Zejneli specialist për sëmundje të brendshme nga Shkupi emërohet drejtor tek FTI, departamenti i Fiziologjisë.
Ndryshe në postin e drejtorit në Stomatologji tashmë është rikthyer në detyrë Arian Daci.