8.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Ekonomi

Ekonomia britanike, përsëri në tkurrje / Ndikon karantina e Nëntorit

Ekonomia britanike është tkurrur në Nëntor për të parën herë që prej karantinës së parë të Covid-19 në Pranverë, duke pësuar goditje nga masat e distancimit social.  Rënia me 2.6% ishte më e vogël se projeksionet e analistëve, por disa ekspertë presin ende një recesion të dyfishtë për vitin 2020.

Ekonomia britanike, që u tkurr me një normë më të madhe se ç’do vend i zhvilluar në gjysmën e parë të vitit 2020, është tashmë 8.5% më e vogël se ç’ka qenë në nisje të pandemisë në Shkurt.  “Situata do përkeqësohet dhe të dhënat theksojnë përmasën e sfidës që po përballemi”- tha ministri i Financave, Rishi Sunak.

Megjithatë, sipas tij, prezantimi i vaksinave, që ka qenë shumë më i shpejtë se në vendet e Europës, ofron një arsye për shpresë. Disa ekspertë kanë paralajmëruar se Britania ndodhet ende përpara një recesioni tjetër, me ekonominë që pritet të tkurret në tremujorin e fundit 2020 dhe të parin 2021.

Përmasa e goditjes ekonomike në Nëntor është shumë më e vogël se në karantinën e parë gjatë Pranverës, diçka që zyra e Statistikave e shpjegoi me përshtatjen e bizneseve ndaj masave të distancimit social.  Megjithatë, karantina e tretë akoma më e ashpër dhe marrëdhënia e re me Bashkimin Evropian përbëjnë një sfidë tjetër për bizneset.

Klevis Llaha – SCAN

Related posts

Afati për parashtrimin e TVSH-4 vazhdohet deri më 27 tetor

Admin

Në gusht 88,7 për qind e konsumit të rrymës nga prodhimi vendor

Admin

Çmimet e derivateve nuk ndryshojnë

Admin

Deri në fundvit do të kemi katër avio destinacione të reja

Admin

Kushtet e motit optimale për aktivitetet bujqësore

Admin

Njihuni me kompanitë me pagat më të larta mesatare, prej 2000 deri në 10,000 euro

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com