17 C
Skopje, NM
12/05/2021
DailyNews.mk
Ekonomi

Subvencionet e vonuara/ Ja kur do të bëhen pagesat për bizneset nga Komuna e Prishtinës

Emrin e biznesit që drejton e gjen në listën e përfituesve që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Por pavarësisht kësaj, 1300 euroshin sa i takon nga pakoja 5 milionë euroshe që komuna e Prishtinës ndau për të ndihmuar bizneset e prekura nga pandemia, Safet Sadriu nuk e ka marrë akoma.

Arsyen thotë se nuk e di.

“Sado që të jetë e vogël na e mirëpresim një ndihmesë, mirëpo kjo ka qenë qysh me thanë që aplikoni, bini këto dokumente, na i kemi plotësu, por pse nuk janë ekzekutu ne nuk e dimë arsyen”, u shpreh ai për Front Online.

Safeti nuk është i vetmi.

Janë edhe 4041 operatorë të tjerë ekonomikë kryeqytetas si ai që po i presin të hollat nga komuna.

Ato, nënkryetari Muhedin Nushi, premton se do t`i marrin më së largu në javën e parë të majit.

Vonesat thotë se ndodhën shkaku i mosbartjeve buxhetore nga Thesari i Shtetit.

“Pagesa e tyre do të fillojë kah mesi i javës së ardhshme, ashtu siç kemi premtuar në javën e fundit të prillit, eventualisht java e parë e majit. Vetëm po e presim thesarin, në momentin kur thesari e përfundon bartjen e zërave buxhetor nga 2020 në 21, na informon dha menjëherë vazhdojmë me pagesa për bizneset e vogla dhe mikro”, u shpreh Nushi, për Front Online.

Megjithatë një pjesë të vogël të sipërmarrësve aplikues, 900, pushteti lokal tashmë veçse i ka subvencionuar.

“Në dhjetor të 2020-s janë paguar gjithsej 656 biznese në vlerë total prej 749 mijë e 200 eurove. Në muajin janar 2021 janë paguar 277 biznese në vlerë totale prej 322 mijë e 300 eurove”, deklaroi Nushi.

Prishtina është ndër të paktat komuna që u ka dalë në ndihmë bizneseve gjatë pandemisë.

Related posts

Anglia ’më afër dritës në fund të tunelit’ – Banka Qendrore rrit pritshmëritë për zhvillimin ekonomik

Lea Musliju

Në vitin e pandemisë u ankimuan 240 milionë dollarë tendera

Lea Musliju

“Finance Think”: Ndihmat shtetërore për kompanitë vendase nuk kanë dhënë rezultatet e dëshiruara

Lea Musliju

Oda e Afarizmit dhe Oda e Sarajevës diskutojnë për krijimin e lehtësirave të shkëmbimit tregtar

Lea Musliju

Murati pas lansimit të platformës EDI të ATK-së: Kjo rrit transparencën për gjendjen e bizneseve

Lea Musliju

Rriten frikshëm çmimet e apartamenteve/ Nela: Ja pse po shtrenjtohen banesat

Lea Musliju

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More