21 C
Skopje, NM
11/05/2021
DailyNews.mk
Ekonomi

Kadriaj: Qeveria më shumë e interesuar për “show”, se për interesat e qytetarëve

Njohësi i çështjeve ekonomike në vend Mustafë Kadriaj, tha se Qeveria aktuale është duke bërë “show” politik për konsum të brendshëm.

Krejt kjo sipas tij, është bërë përmes rishikimit të shpeshta të masave anti-Covid si dhe Ligjit për konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.

Ai po vlerëson se Qeveria është e interesuar të bëjë “show” se sa të merr veprime që janë në interes të qytetarëve, e që siç ka përmendur ai vaksinimin kundër Covid-19.

“Kjo qeveri aktuale dhe kryeministri aktual në një far mënyrë më shumë është duke bërë një show politik dhe për konsum të brendshëm me disa veprime përmes masave anti-Covid po ashtu edhe me interesimin për konfiskimin e pasurisë së pa arsyetueshme dhe më shumë është e interesuar që të bëjë një lloj showmeni politik sesa të merr veprime në interes të qytetarëve dhe në këtë rast i bëjë thirrje qeverisë aktuale që qytetari i ka dhënë besimin dhe duhet interesuar rreth vaksinimit dhe kjo është imediate tani e tutje dhe duhet të ketë interesim për ngritjen e zhvillimit ekonomik”, tha ai në një intervistë për Ekonomia Online

Edhe pse Qeveria kishte premtime të mëdha para së të vinte në pushtet, Kadriaj thotë se deri më tani në aspektin ekonomik nuk ka bërë as edhe një hap, derisa ka përmendur që ende është pa program qeverisës.

Ndërsa sa i përket rimëkëmbjes ekonomike, Kadriaj ka theksuar se Qeveria duhet të bëjë një përllogaritje për dëmet që u janë shkaktuar bizneseve.

“Qeveria ka ardh me premtime të mëdha por deri më tani nga aspekti ekonomik nuk ka asnjë hap përderisa nuk kemi program qeverisës dhe kjo do të ketë pasojë për mirëqenien e qytetarit dhe përderisa kjo Qeveri nuk arrin ta ndalë interesimin e rinisë për të ikur nga Kosova do të jetë një qeveri si të gjitha të tjerat sepse edhe të tjerat kanë ardhur me plot premtime por nuk kanë mundur ta ndalin interesimin e qytetarëve për tu larguar dhe kjo është duke ndikuar në nivel të bizneseve”.

“Qeveria duhet ta bëjë një parallogaritje për dëmtimin ekonomik dhe në këtë rast ka shumë pasoja, sepse ekonomia e sidomos sektori privat ka pasur shumë pasoja ku ka pasur edhe një dëmtim në aspektin i të punësuarve sepse kanë humbur shumë vendet e punës”.

Related posts

Anglia ’më afër dritës në fund të tunelit’ – Banka Qendrore rrit pritshmëritë për zhvillimin ekonomik

Lea Musliju

Në vitin e pandemisë u ankimuan 240 milionë dollarë tendera

Lea Musliju

“Finance Think”: Ndihmat shtetërore për kompanitë vendase nuk kanë dhënë rezultatet e dëshiruara

Lea Musliju

Oda e Afarizmit dhe Oda e Sarajevës diskutojnë për krijimin e lehtësirave të shkëmbimit tregtar

Lea Musliju

Murati pas lansimit të platformës EDI të ATK-së: Kjo rrit transparencën për gjendjen e bizneseve

Lea Musliju

Rriten frikshëm çmimet e apartamenteve/ Nela: Ja pse po shtrenjtohen banesat

Lea Musliju

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More