19 C
Skopje, NM
12/04/2021
DailyNews.mk
Ekonomi Politika

Azeski apel të sigurohet qarkullim i pandërprerë i mallrave drejt Selanikut

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Branko Azeski, dërgoi apel deri kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Unionit të Odave greke Konstantinos Mihalos – përparësia kryesore për të siguruar lëvizjen e qetë të punonjësve të transportit, pavarësisht nga masat e vendosura për të parandaluar Kovid-19.

Në letrat e shkruara drejtuar Zaevit dhe Mihalos, Azeski paralajmëron se kufizimi i numrit të përgjithshëm të personave të lejuar të kalojnë kufirin, gjithsej 400, duke përfshirë shoferë profesionistë, do të thotë ndalim i plotë i tregtisë në mes dy vendeve në 15 ditët e ardhshme.

Sipas tij, të dhënat nga terreni tregojnë se tashmë janë rezervuar kufizimet ditore për hyrjen në Greqi, pothuajse deri në fund të marsit, gjë që do të shkaktojë pasoja të paparashikueshme për ekonomitë tona.

“Masat e vendosura që zbatohen nga 1 marsi i vitit 2021 në vendkalimin kufitar “Bogorodicë – Evzoni” pengojnë ndjeshëm funksionimin normal të ekonomisë maqedonase, duke pasur parasysh që porti i Selanikut që është një nga destinacionet kryesore tranzitor për eksportet maqedonase. Për kompanitë maqedonase, porti i Selanikut ka rëndësi parësore, si një port i cili është në mënyrë të natyrshme për mbërritjen e mallrave të destinuara për vendin tonë dhe që për shkak të afërsisë ka kosto më të ulët të transportit për transport krahasuar me portet e tjera në vendet fqinje”, thotë Azeski.

Çdo vit, pothuajse një milion ton mallra të destinuara për RMV-në ose prej RMV-së kalojnë përmes portit të Selanikut dhe tranzitojnë të paktën 25.000 kontejnerë të shprehur në njësi TEU.

“Masat e vendosura nga autoritetet greke ditët e fundit (të cilat përfshijnë: qarkullim maksimal prej 400 personash në ditë, një numër që përfshin edhe persona që kalojnë tranzitë nëpër territorin e RMV-së, shkurtim të orëve të punës nga ora 7 deri në 19, si dhe vendosjen e detyrueshme të obligimit për teste të shpejta, duke (përfshirë shoferët e kamionëve) kanë çuar në situata jashtëzakonisht të komplikuara dhe vonesa të mëdha në transportin e mallrave”, tha kryetari i Odës.

Ai thotë se transporti i mallrave, si gjaku i çdo ekonomie, nuk duhet të ndalet dhe duhet të zhvillohet përskaj të gjitha kushteve.

Related posts

Analizë/ Edhe vota e fundit do të jetë përcaktuese për kryetarin e ri të Strugës

Nefail Emini

Editorial: Me ndihmën e ndërkombëtarëve të zbulohen përgjegjësit e pasaportave false!

Nefail Emini

Shkon në 25 mijë numri i të vaksinuarve në QS “Boris Trajkovski”

Nefail Emini

Zaev dhe opozita shqiptare arrijnë marrëveshje për “Shtetësinë”

Nefail Emini

Sela për Ademin: Të mos qëndrojnë prapa dyerve kur ne bëjmë takime

Nefail Emini

Kompanitë globale po shesin pasuritë e tyre të paluajtshme

Nefail Emini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More