20.7 C
Los Angeles
August 15, 2022
DailyNews – MK
Rajoni

Egërsohet moti në Kretë

Përmbytje masive dhe dëme të mëdha në ishullin grek

Stuhi të fuqishme dhe përmbytje të shumta kanë përfshirë të gjithë Kretën. Erërat e forta kanë thyer pemë duke sjellë dëme të shumta materiale.

Dalja e lumenjve nga shtrati ka marrë përpara një pjesë të konsiderueshme të makinave si dhe ka shkatërruar disa shtëpi e biznese. Në disa komuna është ndërprerë energjia elektrike.

Situata më e rënduar paraqitet në Iraklio dhe Malia ku si pasojë e përmbytjeve qindra banorë janë evakuuar ndërkohë që janë mbyllur shkollat dhe të gjitha aktivitetet e tjera.

Tetë persona, duke përfshirë 5 të rritur dhe 3 fëmijë janë arritur të shpëtohen nga ekipet e emergjencës gjatë mëngjesit, pasi rrezikonin të mbyteshin, në pjesën verilindore të Heraklio.

Moti i keq ka përmbytur sipërfaqe të tëra toke si dhe ka sjellë rrëshqitje në disa zona. Po ashtu edhe një pjesë e konsiderueshme e rrugëve dhe urave janë dëmtuar.

Në operacionin e shpëtimit që ende vazhdon në disa fshatra dhe komuna po marrin pjesë 83 zjarrfikës me 31 mjete, 3 varka dhe helikopterë. Autoritetet iu kanë bërë thirrje qytetarëve në të gjithë Kretën që të jenë të kujdesshëm, duke shmangur çdo lëvizje të panevojshme pasi moti mund të përkeqësohet gjatë orëve në vijim.

Related posts

Godet rëndë ish-kryeprokurori amerikan, akuzat e Speciales e kanë pikënisjen te shqiptarët e Kosovës

admin

Situatë “lufte” me koronavirusin në spitalet greke, 25 të vdekur brenda ditës: 3 500 të shtruar

admin

AAK kërkon ndërprerjen e menjëhershme të dialogut me Serbinë

admin