14.3 C
Los Angeles
January 22, 2022
DailyNews – MK
Showbiz

Edona Llalloshit i hakohet faqja në Facebook, njofton se e ka paraqitur rastin në polici

Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, është duke u ballafaquar me një sulm kibernetik.

Asaj i është hakuar llogaria e saj zyrtare në Facebook nga persona të paidentifikuar, të cilët kanë marrë nën kontroll faqen e ndjekur nga mbi 227 mijë njerëz.

Për rastin, këngëtarja e njohur nga Prishtina ka lajmëruar në Instagram, duke treguar se ka njoftuar organet kompetente për zhbllokimin e llogarisë së saj.

Foto: Edona Llalloshi/Instagram

“Të dashur miq, Ju njoftoj që sot më është hakuar faqja ime zyrtare në Facebook, Edona Llalloshi! Këtë problem e kemi raportuar tek organet kompetente të sigurisë dhe po punojmë që ta rikthejmë sa më shpejtë. PS: Ju ftoj edhe juve miq të më ndihmoni ne rikthimin e llogarisë”, ka shkruar Edona në Instagram.

Aktualisht faqes së këngëtares i është ndërruar emri nga personat që e kanë hakuar, të cilën i kanë vënë emrin e një gazete fantome.

Edona Llalloshi përndryshe është mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga aktivitetet e saj. 

Foto: Edona Llalloshi/Instagram

Related posts

I bëri ‘diss’ në mes të koncertit, Ghetto Geasy me mesazhe të koduara kundrejt Noizyt?

admin

Jared Leto bie në sy me kostumin e tij interesant në premierën e “House Of Gucci” në Londër

admin

Jay-Z hap më në fund Instagram, arrin mbi një milion ndjekës në pak orë

admin