8.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Opinion Përzgjedhjе nga redaktori

Editorial: Ziberi moralisht nuk duhet të pranojë të bëhët Avokat i Popullit!

Editorial, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 14 janar – Ish kandidati për kryeministrin e parë shqiptar Naser Ziberi nga radhët e BDI-së, së fundmi, po nga kjo parti është propozuar si kandidat për avokat të popullit. Një informacion ky që “Zhurnal” e kishte publikuar shumë herët dhe kishte shkruar rreth simptomave se diçka po ndodhë me Ziberin.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, BDI doli me një premtim madhor, se nëse fiton zgjedhjet ata do të kenë kryeministrin e parë shqiptar. Në fillim këtë premtim kaq absurd pak kush e besonte, por guximin për ta jetësuar këtë ide e mori Naser Ziberi, një ish politikan i PPD-së dhe pastaj një noter i njohur. Edhe pse vetë ai nuk e kishte besuar këtë ide dhe publikisht kishte thënë se kjo është një gjë e pamundur, u fut në garë, duke tentuar t’i bindë votuesit se ai do të jetë kryeministri i parë shqiptarë.

Në fushatën zgjedhore ai kishte premtuar shumë “mrekulli” nën udhëheqjen e tij. Kandidati për kryeministër të parë shqiptar duke numëruar parimet mbi të cilat do të funksionojë Qeveria e re, pat deklaruar se do të ketë transparencë në qeverisje, përgjegjësi, efikasitet dhe profesionalizëm gjatë mandatit të tij si kryeministër i ardhshëm.

Pas përfundimit të zgjedhjeve, prezenca e Ziberit që konsiderohej tani lokomotiva kryesore dhe kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut, filloi të zbehet. Nuk jepte deklarata në opinion dhe nuk kishte asnjë koment se çfarë do të ndodhë me fatin e tij.

Ziberi gradualisht u largua, e mbylli gojën dhe nuk u bë më i gjallë. Ai nuk pranoi as që të jetë pjesë e qeverisë, të bëhet zv.kryeministër që më vonë të bëhej kryeministër, ai nuk u bë as ministër i një nga posteve të rëndësishme.

Qytetarët mbetën të zhgënjyer nga veprime të tilla, Ziberi dështoi vetvetiu apo dikush i tha që ta mbyllte gojën. Pse e bërëi këtë gjë, dhe kush nuk e ndalo të flasë Naser Ziberin!

Dyshimet janë të mëdha. Kishte nga ata që e konsideronin Ziberin vetëm si një lojtar “kukull” në gjithë idenë e Kryeministrit të parë shqiptarë, të tjerë vlerësonin se ai po shfrytëzohej për shkak të përvojës së tij dhe të tjerë se këtë pozitë para publikut ai e ka marrë për interesa të ndryshme.

Po të kishte mbetur Ziberi një jurist siç ishte deri më tani, që kryente punën e Noterit dhe që vazhdimisht bënte rolin e një analisti e eksperti politik, nuk do të ishte aspak problematike që ai të kandidohej për Avokat të Popullit,  por defekti te kandidimi i tij është se ai doli me një projekt madhor, duke proklamuar Kryeministrin e parë shqiptar. Duke dalë në ballë të një procesi kaq të rëndësishëm, duke kërkuar vota nga shqiptarët për atë qëllim, duhej që së paku moralisht të qëndrojë deri në fund të kauzës së filluar.

BDI pas gjithë fushatës se do të marrë postin e Kryeministrit të parë shqiptarë, edhe pse për dikë dukej absurde dhe e pamundur, arriti që në marrëveshjen finale me partnerin e koalicionit LSDM të merren vesh që në 100 ditët e fundit të qeverisë, kryeministri të jetë shqiptar, pa marrë parasysh se sa do të zgjasë kjo qeveri.

Nëse Naser Ziberi do të qëndronte në pozicionin e tij deri në fund, sigurisht që ai do të mbetej i shkruar në histori, si shqiptari i parë kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Por, ja që shpeshherë interesi personal mbisundon ndaj interesit të përgjithshëm dhe në këtë pikë “dështoi” edhe Naser Ziberi, i cili në vend se të hynte në histori si kryeministër i parë shqiptarë, ai do të mbahet mend si personi që zgjodhi krejtësisht diçka tjetër nga ajo që e kishte kërkuar në fillim. Fatkeqësisht Ziberi mendoi shumë cekët, duke u vetkënaqur me një mandat të sigurt 8 vjeçar.

Nuk guxon një politikan, që ishte në bazë të një fushate zgjedhore të ngelet i tërhequr dhe pa pasur asnjë qëndrim politik. Ziberi duhet të dalë e t’i japë llogari votuesve shqiptarëve për të gjithë atë që ka premtuar. Çdo vazhdim i heshtjes është ikje nga përgjegjësia, jo transparencë dhe mashtrim i popullatës, për të cilët duhet të japë llogari.

Shtrohet pyetja logjike se si mund një politikan që “manipuloi” me kauzën e tij shqiptarët, të dalë tani dhe të bëjë avokaturën e tyre! Avokati i popullit duhet të jetë person me kredibilitet dhe i pavarur politikisht, me qëllim që të mbrojë interesin e popullit. Andaj, së paku Ziberi duhet t’iu kërkojë falje shqiptarëve dhe moralisht mos të pranojë ofertën e fundit për Avokat të Popullit.

Related posts

Ganiu: Që nga 2005 e këtej në Çair është investuar 5 milionë euro në infrastrukturë nëntokësore

Admin

Blerim Bexheti: Jo vetëm Shkupi, po as Qeveria nuk bëhet pa shqiptarët

Admin

Shkupi dhe Kumanova me më shumë raste aktive me coronavirus

Admin

Filipçe: Të rinjtë janë pasuria jonë më e madhe

Admin

Boçvarski dhe Nuredini premtojnë përkrahje të projekteve nga program ii Bejtës

Admin

Shilegov: Këto katër vite në Shkup nuk ka patur rrahje nëpër shkolla dhe autobusë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com