22.8 C
Skopje, NM
30/07/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Opinion Përzgjedhjе nga redaktori

Editorial: Vettingu u harrua, gjyqësorit s’i beson askush!

Editorial nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

Sistemi i drejtësisë është një nga degët tjera më të kritikuara nga Bashkimi Evropian në Raportin e Progresit që u publikua ditë më parë. Brukseli zyrtar kërkon që Maqedonia e Veriut të forcojë sundimin e ligjit dhe për këtë arsye duhet të bëjë reforma në drejtësi.

Të gjithë janë të vetëdijshëm se drejtësia në këtë vend ka dështuar dhe se ka edhe shumë punë për tu bërë në të ardhmen. Një nga nismat që u përfol më së shumti ishte Vettingu, një proces që kontrollon të kaluarën e çdo personi që dëshiron të marrë pozitë publike. Kontrolli zhvillohet në çështjen financiare ( si është fituar pasuria), në çështjen e moralit dhe në ngritjen e tij në karrierë. Por Vettingu i planifikuar dhe i propozuar nga BDI-ja duket se u harrua tërësisht dhe pas dy viteve ende nuk ka asnjë lëvizje drejt implementimit. A është ky edhe një manipulim që i bëhet qytetarëve!

U harrua Vettingu i BDI-së!

Nga BDI para gati dy viteve patën njoftuar se e vetmja mënyrë që të pastrohet sistemi i gjyqësorin nga figurat e korruptuara dhe joadekuate është procesi i Vettingut. Kjo nuk u prit mirë atëbotë në shtet, por insistimi i BDI-së ishte se kjo duhet të ndodhë, prandaj si projekt u vendos edhe në programin e qeverisë.

BDI kishte njoftuar se ka bërë Vetting në parti gjatë ri anëtarësimit të anëtarësisë dhe zgjedhjeve në organet partiake, e këtë proces do ta vënë në përdorim edhe gjatë përpilimit të listave për deputet, por edhe për funksionet tjera. Ata kanë ftuar edhe partitë tjera ta bëjnë të njëjtën gjë dhe t’i bashkëngjiten nismës së tyre.

Njëkohësisht, BDI angazhohet për Veting të tërësishëm në politikë, në prokurori, në gjyqësor dhe vettingu paraqet shtyllë themelore programore të BDI për të arritur deri tek drejtësia jo selektive, sundimi i mirëfilltë i ligjit, transparenca, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe te rikthimi i besimit të qytetarit në integritetin e institucioneve.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sërish e riktheu këtë temë duke thënë se pa organizimin e një vettingu të mirëfilltë, Republika e Maqedonisë së Veriut përsëri do të hasë në zvarritje dhe pengesa drejt përshpejtimit të rrugës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ahmeti ka lënë të kuptohet se gjithçka duhet të mbetet transparente sepse vetëm kështu i jepet fund lajmeve të rrejshme e thashethemeve, pasi në këtë formë ka shumë gjëra që shpifen për të luftuar kundërshtarin dhe nëse kalon nëpër këto filtra u ngushtohet hapësira edhe lajmeve të rrejshme edhe denigrimeve, edhe fyerjeve por edhe hatër mbetjeve si edhe luftës mes partive politike.

Partitë politike ende në dilemë për Vettingun!

Në Kuvend u propozua projekt-ligji për Vetting, që nga mandati i kaluar dhe kjo kishte ngjallur dyshime se ky propozim ligj është sa për të fituar pikë politike. Opozita maqedonase e konsideron se kjo është një temë shumë e vështirë dhe e rëndësishme, por duhet qasje serioze. Në të njëjtën linjë janë edhe partitë shqiptare, të cilat e vlerësojën lart procesin e Vettingut.

Propozim-ligji për vetting neni 14, parashikon që Presidenti i shtetit, Deputetët, Kryetar komune dhe i Qytetit të Shkupit, Kryetari dhe anëtarët e Këshillit të Komunës dhe Qytetit të Shkupit, Zyrtarë të zgjedhur dhe të emëruar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Veriore, Avokati i Popullit dhe zëvendësit e tij, Zyrtarë që administrojnë organe të pavarura (drejtori, agjenci dhe komitete) etj., duhet të përfshihen në procesin e Vettingut.

Përmes këtij ligji dhe kontrollit të integritetit dhe dinjitetit të mbajtësit dhe kandidatit për poste publike synohet të arrihet parandalim i korrupsionit, krimit, shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe reputacionit të institucionit.

Zaev e kundërshtoi, pastaj e pranoi por ende nuk e aplikon Vettingun

Kryeministri Zoran Zaev fillimisht kishte thënë se sistemi i Maqedonisë së Veriut është më ndryshe se Shqipëria prandaj nuk ka nevojë për Vettingun, por pas formimit të qeverisë së re, tha se nj nga shtyllat kryesore të programit të qeverisë do të jetë edhe Vettingu. Zaev ka thënë se mënyra më e shpejtë për të përmirësuar gjyqësorin në vend është nëpërmjet Vettingut.

Ai pohon se kjo është edhe një kërkesë e partnerëve evropianë, të cilët kërkojnë përgjegjësi personale, jo kolektive, dhe kjo është arsyeja më pak e rëndësishme. Arsyeja e dytë më e rëndësishme është kapaciteti i burimeve, që do të thotë se si do të plotësohen vendet e lira gjyqësore dhe në prokurori nëse largohen të gjithë të korruptuarit pas një procesi të Vettingut.

Maqedonia e Veriut duhet të ketë së paku 750 gjykatës, por aktualisht janë vetëm 520 gjyqtarë, që do të thotë se duhet ende gjyqtarë. Nëse, për shembull, 200 gjytarë nuk i plotësojnë kërkesat, kjo do të thotë se do të përgjysmohet numri i gjyqtarëve nga ajo sa duhet të kemi në tërësi.
Qeveria iu ka dhënë urdhër ministrave që duhet të hapen çështjet e pastrimit dhe përcaktimin e origjinës së pasurisë së gjyqtarëve përmes Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, një proces që ka filluar pjesërisht, analiza e disa rasteve në të cilat ka gabime të dukshme dhe vonesa të qëllimshme ose nga neglizhenca dhe pastaj vjetërsimi i tyre, por edhe kontrolli i rasteve kur ekziston një marrëdhënie joprofesionale ose ndikim i dukshëm.

Prokuroria Speciale Publike si institucion hapi procesin e përgjegjësisë së gjyqësorit, megjithëse ajo që ndodhi atje prishi pritjet e qytetarëve dhe prandaj tani si Prokuroria, ashtu edhe gjyqësori janë të detyruar të rikthejnë besimin e publikut.

Duhet të ketë një agjendë konkrete për të ndryshuar disa zgjidhje ligjore në fushën e drejtësisë, për të cilat kërkohet të sigurohet mbështetja e BE-së.
Kjo iniciativë edhe pse ishte planifikuar të jetë një nga shtyllat kryesore të qeverisë së re, sërish ka mbetur vetëm premtim i një partie dhe asgjë më shumë. Qeveria vazhdon të mos e çajë kokën për këtë gjë, ndërsa zëri i partisë shqiptare për ta procesusuar më tutje këtë ide mbetet i shurdhër.

Zaev dhe Ahmeti duhet të ulen e të qartësojnë idenë sa më shpejtë, me qëllim që asnjë nga funskionarët e ri të cilët pritet të kalojnë gjatë ditëve në vijim mos të mbetet një figurë e njollosur me të kaluar kriminale.

Related posts

Bëni kujdes gjatë vizitave në Vodno dhe vendet e tjera për piknik, apelojnë nga Qyteti i Shkupit

Admin

Nisma “Më mirë për Tetovën”: Ndryshimet në KZ në prag të zgjedhjeve lokale është një veprim jodemokratik

Admin

ARDB dhe OSBE nënshkruan Memorandum për zbatimin e projekteve të përbashkëta 2021 – 2024

Admin

Mosrespektimi i masave e rrit numrin e pacientëve të hospitalizuar nga korona në Tetovë

Admin

Kuvendi i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shtetësi

Admin

Është parandaluar garë ilegale në autostradën Saraj – Tetovë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More