22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Editorial/ Qeveria çdo muaj nxjerë nga një datë për fillim të negociatave, taktizim që mund të kushtojë shtrenjtë!

Shkup, 19 nëntor – Kontesti mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, duket se nuk do të gjejë zgjidhje para samitit të dhjetorit, ku vendi ynë shpresonte që të merrë datë për fillimin e negociatave, e këtë në një mënyrë po e tregon edhe deklaratat e zyrtatëve të lartë në Shkup, të cilët po taktizojnë më datat dhe tani kanë filluar të përmendin janarin si muajin më realiste për marrjen e dritës jeshile, por që përsëri egzison skepticizmi për të arritur sukses në këtë drejtim, e kjo mund të prodhojë efekte negative pasi mund të rrisë euro-skepticizmin tek qytetarët e vendit tonë.

Antarsimi i Maqedonisë së Veriut në NATO ishte një nga artitjet më të mëdha që kishte bërë vendi yën që nga mëvetësimi i saj, pasi në këtë mënyrë në ishim bërë pjesë e një prej aleanacave më të fuqishme në botë pasi kjo do të ndikonte në krijimin e një mjedisi më të sigurtë që do të mundësonte që shteti ynë të zhvillohej edhe më shumë. Në të njejtën kohë kjo ishte edhe një moment gëzimi për Maqedoninë e Veriut, pasi ajo kishte kapërcyer një nga kontestet më të rënda që ishte përballur ndonjëherë, e që ajo i kishte mbyllur rrugën integruese, e që pas kalimit të kësaj sfide besohej më se nuk do të dilte ndonjë pengesë, shkruan Zhurnal.

Raporti pozitiv i Komisionit Evropian për vendin tonë, krijoi një moment gëzimi apo edhe krenarie jo vetëm për institucionet shtetërore, por edhe për qytetarët në përgjithësi, ku tani u besua se marrja e një date për fillimin e negociatave me BE-në ishte e pa shmangshme, dhe e gjithë ishte vetëm çështje kohe kur ne do ti hapnim bisedimet edhe zyrtarisht me Brukselin.

Kundërshtia Bullgare ishte një vetëtimë në qiell të pastër, ku ajo goditi shpresat dhe entuziazmin e vendit tonë për një integrim sa më të shpejtë në familjen e madhe Evropiane, pasi ajo shftytëzoi të drejtën e vetos e që përmes saj na bllokoi hapjen e negociatave. Kjo situatë e krijuar gjeti të pa përgatirur si udhëheqësisht shtetërorë poashtu edhe qytetarët, ku tani në vend se të filloheshin negociatat integruese, ne duhej që të nisinim bisedimet me Sofjen për ta zgjidhur kontestin e ri që na kishte bllokuar përsëri, e që e tërë kjo rriti skepticizmi dhe pesimizmin në opinionin publik.

Liderët e vendit tonë deklaruan se vendi ynë në samitin e qershoirt që do të mbahej nga BE-ja, ne do të merrnim dritë jeshile, pasi Bullgaria do të ndryshonte qendrimin e saj, por që ajo ditë erdhi e kaloi dhe në persëri mbetën aty ku kishim qenë, pra pa negociata, me veton ende në fuqi dhe me kontest të pa zgjidhur, që paralajmronte se nuk është aq e lehtë arritja e një dakordësimi pavarsisht “optimizmit” që mbizoronte tek udheheqësit tanë.

Duke parë dështimin për të marrë një datë, figurat më të larta shtetërore, filluan që të taktizojnë me datën e mundëshme të zgjidhjes së kontestit dhe marrjes së konfirmimit për fillimin e bisedimeve, ku ata si datë dhanë muajin shtator, ku sipas tyre do të gjendjej një zgjidhje finale me Sofjen dhe kështu ne mund të rrugëtonim pa pengesa drejt Unionit, që ngjalli sadopak shpresat se nje gjë e tillë mudn realisht të ndodhte, por për të qenë realist egzisonte nje dozë skepticizmi, se mos do të përsëritej e njeta gjë siç ndodhi në qershor, shkruan Zhurnal.

Kriza politike që perfshiu Bullgarinë, kompliko edhe më shumë mundësitë për arritjen e një kompromisi per të zgjidhur kontestin, pasi në mungesë të një qeverie politike bëhej shumë e vështirë negocimi i një marrëveshje që ishte tejet delikate, e që kjo nuk mund të arrihej nga një qeveri teknike që drejtonte Sofjen. Në këtë situatë, politkanët tanë nuk ngurruanqë të jepnin një datë të re ne të cilën do të arrihej deri tek marrëveshja finale, e kjo tani ishte muaji nëntor, ku për dallim nga herat tjera, institucionet e vendit tonë ishin më të bindur në këtë drejtim, të paktën ashtu shfaqeshin në publik, të cilët theksonin se kjo do ti mundësonte vendit tonë që të marrë dritë jeshile nga BE në samitin e dhjetorit, por ky entuziazëm i udhëheqëësve politik nuk po reflektohej edhe tek qytetarët, pasi ata ishin më realist për mundësit që një gjë e tillë të ndodhte.

Kriza politike në Bullgari jo vetëm që nuk po zgjidhje, por ajo po komplikohej edhe më shumë, e që fatkeqësiht edhe Maqedonia e Veriut hyri në një krizë të fuqishme, ku deri sa e para shkonte në zgjedhet e treta parlamentare, ndërsa e dya përballej me mcion mosbesimi, e kjo kishte një pasojë dështimine arritjes së një dakordësie për të zgjidhur mosmarrëveshjen. Zgjedhjet parlamentare të 14 nëntorit në Bullgri, prodhuan përsëri një shumicë të brishtë,e kjo nënkupton se do të duhet një periudhë e gjatë për të arritur deri të krijimi i një shumice të re në shtetin fqinj,e kjo është një goditje ndaj nesh, që tregon se ne përsëri do ta humbin samitin e dhjetorit për të marrë një konfirmim se në mund të fillojmë me negociatat.

Këti dështimi në horizont po i prijnë përsëri udhehqësit tanë me deklaratat dhe taktizimet e tyre, ku ata nuk ngurrojnë që përsëri të japin një datë për tejkalimin e mosmarrëveshjeve, ku sipas tyre kjo gjë mund të arrihet jo më në muajin nëntor apo dhejetor, por në janar të vitit 2022, që tregon se ata përmes këti qëndrimi po përgatisin opinionin publik se ne përsëri nuk do të marrim dtë për fillimin e negociatave me BE-në, shkruan Zhurnal.

Kjo formë e taktizimit dhe tentimit të manipulimit të opinionit publik përmes shtyres për të disatën herë të datës për zgjidhjen e kontestit, po rrit euroskepticizmin dhe në të njejtën kohë po ndikon që besimi i qytetarëve ndaj institucioneve kompentete të ulet,e kjo mund të prodhojë pasoja vertet negaive për vendin tonë dhe ta ul gadishmërinë dhe entuziazmin integruese tek qytetarët.///Zhurnal.mk

Related posts

Xhamitë e Shkupit me tabela të unifikuara

admin

OBRM-PDUKM po shqyrton opsionet për një votë mosbesimi të jetë të enjten

admin

Bishevac: Nëse Zaev jep dorëheqjen, qeveria nuk do të largohet menjëherë

admin