19.8 C
Skopje, NM
21/06/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Editorial: Partitë shqiptare të paaftë të realizojnë projekte kapitale, Shqiptarët të zhgënjyer me premtime!

Shkruan Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 22 tetor – Projektet kapitale që kanë të bëjnë me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë bërë njollë e zezë e punës së qeverive të deritanishme. Fatkeqësisht asnjë projekt nuk ka përfunduar ose nuk e ka në mend të përfundojë në një të kohë të afërme. Shqiptarët po vazhdojnë të zhgënjehen me premtimet e njëpasnjëshme dhe me manipulimin që po iu bëhet në sy se gjithçka do të përfundojë së shpejti. Nëse merren parasysh projektet e fundit, siç është rruga Kërçovë – Ohër, Shkup – Bllacë, teatri shqiptar i Shkupit, ai i Tetovës, godina e universitetit “Nënë Tereza” dhe shumë investime të tjera kapitale janë larg realizimit nga premtimi i bërë. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi, e dilemat janë nëse bëhet fjalë për çështje paaftësie, neglizhence apo qëllime politike!

Minimum tre vite për rrugën Shkup – Bllacë

Pas tre viteve qytetarët e Shkupit do të shkojnë në Prishtinë për afro 45 minuta. Aktualisht kjo distancë përshkohet për një orë e gjysmë. Ajo do shkurtohet me ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, që do të duhej të fillonte që nga vitit i kaluar, por po has në pengesa të vazhdueshme.

Përveç qarkullimit të lirë të qytetarëve, ndërtimi autostradës do ketë ndikim pozitiv në ekonominë e shtetit, duke marrë parasysh se shkëmbimin më të lartë tregtar Maqedonia e Veriut e ka me Kosovën.

Ndërtimi i dy kilometrave të para të autostradës do kushtojë 12 milionë euro. Ndërsa në total projekti është 120 milionë euro, para që janë siguruar me kredi dhe fonde evropiane. Kosova tashmë ka ndërtuar pjesën e saj të autostradës prej 65 kilometrave, e cila është në funksion.

Larg përfundimit të autostradës Kërçovë – Ohër

Vonesa në ndërtimin dhe tejkalimi i konstruktit financiar të projekteve është epilogu përfundimtar i ndërtimit të dy autostradave Kërçovë-Ohër dhe Milladinovc-Shtip, i cili filloi të realizohej në vitin 2014 me marrje kredie nga shteti në Exim Bank kineze, që e mori qeveria e Nikolla Gruevskit. Autostrada Milladinovc-Shtip u lëshua për qarkullim vitin e kaluar, pasi u tejkalua afati i caktuar fillimisht për përfundimin e tij. Seksioni midis Kërçovës dhe Ohrit jo vetëm që nuk është përfunduar deri më sot, por gjithashtu shteti duhej të merrte kredi shtesë nga partneri kinez për të siguruar fonde shtesë për përfundimin e kësaj autostrade.

Janë identifikuan tre dobësi kryesore të menaxhimit nga institucionet e përfshira në ose në lidhje me ndërtimin e dy autostradave. Së pari, kanë munguar prokurime transparente dhe konkurruese kundrejt kushteve të përcaktuara nga Banka kineze për eksport – import të mishëruar në listën e kompanive të preferuara të propozuara nga qeveria Kineze dhe të aprovuara nga Ambasada e Kinës në Shkup.

Dobësia e dytë kryesore e identifikuar nga studiuesit është procesi jo-transparent dhe jo konkurrues i përzgjedhjes së Sinohidro si kontraktuesi kryesor për të dy autostradat. Ekziston gjithashtu problemi me nxitjet politike dhe private të zyrtarëve kryesorë publikë për të ndërtuar këto autostrada, pavarësisht mendimit të mbikëqyrësit të ndërtimit se projekti është i parealizueshëm, duke shkaktuar dëme efektive të mirës së përbashkët dhe parave të e taksapaguesve.

Për ndërtimin e autostradave kineze po zhvillohet një lëndë në gjykatë me emrin “Trajektorja”. Për të dyshuarin e parë, Nikolla Gruevski, lënda u vjetrua dhe ai ishte i akuzua për marrjen të shpërblimit të paligjshëm për ndikim në çështjen “Trajektorja”. Në këtë lëndë të akuzuar janë edhe ish ministrat Vlladimir Peshevski dhe Mile Janakieski, si dhe ish drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore Lupço Georgievski për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare. Gjykimi për tre të pandehurit vazhdon, ndërsa vjetrimi i krimit do të ndodhte në tetor të vitit 2023.

Projekte veç për fushata elektorale

Projektet kapitale janë esencial e për zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik. Që nga pavarësimi i Maqedonisë së Veriut e deri më tani, çdo qeveri kur ka marrë vendime për ndonjë projekt të rëndësishëm kapital, shqiptarët i ka mashtruar me ndonjë “kockë” të lehtë që ata të kënaqen me pak dhe mos të kërkojnë më shumë. Për çdo projekt që është dashur të ndërtohet te shqiptarët, është krijuar një projekt i dyfishtë edhe te maqedonasit.

Nëse për projektin Shkupi 2014 u deshën të jepeshin qindra milionë euro, shqiptarët pas shumë protestave u kënaqën me revitalizimin dhe rregullimin e sheshit “Skënderbeu”, që sot e kësaj dite ende nuk u përfundua ashtu siç duhej, sepse i mungon ende parkingu nëntokësor, i mungon lidhja nga pjesë e Hamamit të Daut Pashës dhe nuk u rregullua ashtu siç duhet lidhja nga pjesa e qendrës Mavrovasja.

Projekti i autostradës Kërçovë – Ohër në jug perëndim të vendit u fitua si pandan i projektit Milladinovci – Shtip që u ndërtua në lindje, projekti klinika e Tetovës u krijua si pandan i projektit Klinika e Shtipit, projekti i Universitetit Shtetëror të Tetovës si pandan i Universitetit të Shtipit, dhe në këtë formë shumë projekte të tjera krijohen me konsensus si dublikatë i projekteve maqedonase. Ndërsa nuk është askund në plan projekti i Rrugës së Arbërit.

Fatkeqësia më e madhe është se thuajse të gjitha projektet të shqiptarët kanë mbetur në gjysmë, ndërsa te pjesa maqedonase janë përfunduar me kohën e paraparë. Nuk mund të definohet se kush është fajtor pse nuk përfundojnë projektet te shqiptarët! A është në pyetje korrupsioni i madh, mos serioziteti, paaftësia për të mbrojtur projektet apo përdorimi i çdo projekti për qëllime elektorale.

Shqiptarët njëherë e përgjithmonë duhet të kenë strategji të mirëfilltë se për cilat projekte kanë nevojë dhe si t’i realizojnë këta projekte. Njëherë e përgjithmonë duhet të bëhet e qartë se me projektet kapitale nuk duhet të shikohet për përfitime të pikëve politike, sepse këta projekte mbesin përgjithmonë në interes të popullit. E është vet populli ai i cili pastaj vlerëson ata që punojnë dhe jo ata që i vjedhin çdo ditë në emër të projekteve të ndryshme.

Related posts

Pahor: Do të ishte tragjike për Shkupin nëse vetëm Shqipëria mer dritë jeshile për negociata

NEFAIL EMINI

Këshilli i BE-së me mbështetje të madhe për propozimin portugez

NEFAIL EMINI

Pesë fakte interesante nga ekonomia zvicerane

NEFAIL EMINI

Vucic pas miratimit të rezolutës për Srebrenicës: Serbëve në Mal të Zi, iu them ‘kokën lart’

NEFAIL EMINI

Vjosa Osmani takohet me Presidentin e Turqisë

NEFAIL EMINI

Zaev në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More