18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Editorial/ Në krizën më të thellë euro-integruese, Maqedonia nuk ka ambasadorë në SHBA, OKB e Kanadë

Shkup,18 nëntor – Maqedonia e Veriut për një kohë relativisht të gjatë ka mungesë të amasadorëve në disa prej përfaqësive diplomatike në botë por edhe në organizatat ndërkombëtare, e që e gjithë kjo situata po ndikon që ne të perceptohemi si shtet jo serioz dhe i pa përgjegshëm, e kjo mund të krijoj një imazdh negativ në arenën ndërkombëtare e që e gjithë kjo situatë po dëmton vendin tonë dhe po dobëson pozitat negociuese për të zgjidhur kontestet me të cilën ne po përballemi.

Diplomacia gjatë gjithë historisë së shoqërisë njerëzore ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në përfaqësimin, negocimin dhe mbrojtjene interesave të shteteve përkatëse në arenën ndërkombëtare, e që rëndësia e saj me kalimin e kohës jo vetëm që nuk është ulur por ajo është bërë edhe më e rendësishme se më parë. Diplomacia është një element shumë i rëndësishëm në epokën globale në të cilën ne po jetojmë, pasi sistemi ndërkombëtarë është bërë shumë dinamik, dhe vetëm me një sistem të mirëorganizuar mund të jesh në hap me trendet me të cilin po zhvillohen ngjarjet në botë, në të kundërtën rrezion që të mbetesh jashtë rrjedhave politike dhe ekonomike, e që në rast se ndodh kjo atëherë do të përballesh pashmangshmërisht me pasoja, shkruan Zhurnal.

Organizimi i një sistemi të mirë diplomatikë është një sfidë dhe në të njejtën kohë jetike për shtete e vogla, pasi mangësinë e tyre si në aspektin gjeografik, demografik apo ekonomik mund ta kompenzojë vetëm një diplomaci dinamike dhe shumë aktive, ku vetëm në këtë mënyrë ata mund të kenë një zë në këtë sistem tejet të komplikuar të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Një diplomaci funksionale është edhe më jetike për shtete të cilët përballen me konteste nga shtete fqinje apo nga shtetet tjera si dhe për ata që dështirojnë që të integrohen në organizata ndërkombëtare, pasi përmes saj ata mund të ndikojnë në kancelaritë e fuqive të mëdha me qëllim marrjen e përkrahjes për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe për të siguruar integrim sa më të shpejt. Fatkeqësiisht në të shumtën e rasteve diplomacia e vendeve të vogla është nën ndikim të fuqishëm politik, e kjo pengon mirëorganizimin dhe funskionimin e saj, pasi ajo përballet me presione dhe interesa të ngushta të individëve apo partive, e kjo shkakton pasoja të fuqishme negative për shtetin në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Maqedonia e Veriut është një nga shtete i cili vazhdimisht po përballet me konteste nga fqinjëjet e tyre, e kjo nënkupton se vendi ynë duhet që të ketë një Politikë të Jashtm dinamike dhe profesionale, e cila do të jetë në shërbim të interesave shtetërore, por që fatkeqësisht ajo është tejet e politizuar, e që e gjithë kjo situatë po shkakton paosja për vendin tonë. E gjendur në një situatë shumë të vështirë përshkak të kontestit me Bullgarinë që ka penguar rrugën integruese të vendit tonë, Maqedonia e Veriut për një kohë të gjatë ka disa vende të zbrazëta në përfaqësit diplomatike nëpër botë, në një kohë kur ajo duhet të punojë me kapacitet të plotë për të siguruar mbështetjen e fuqive botërore për të zgjidhur kontestin me fqinjin e saj, shkruan Zhurnal.

Është realisht fatkeqësi për vendin tonë, që të kemi mungesë të një ambasadori fuqiplotë në Shtete e Bashkuara të Amerikës, që jo vetëm që është aleati ynë, por në të njejtën kohë është edhe shteti më i fuqishëm në botë, ndikimi i së cilës është shumë i madh në politikën ndërkombëtare e që nënkupton se ajo mund të luaj një rol shumë të rëndësishëm për të na ndihmuar që ta tejkalojmë kontestin që kemi me Bullgarinë.

Maqedonia e Veritu para disa muajve bëri një gaf shumë të rëndë, ku ajo dërgoi një emër për ambasador në SHB, e cila me finesë diplomatike u refuzua nga ky vend si i pa përshtatshëm, e kjo ishte një goditje e rëndë për imazhin e vendit tonë, pasi Ministria e Punëve të Jashtme duhet të ketë informacione paraprake se a është apo jo ai person i përshtatshëm për vendin pranues. Fatkeqësiht që nga ajo kohe vendi ynë ende nuk ka një emër për ta dërguar në qendrën më të fuqishme dhe më më ndikim në botë, e kjo mund të jetë pasojë e mungesë së njohurive për politikën e jashtme ose mund të jetë tregues se interesat politike kanë triumfuar mbi interesat shtetërore. Kjo situatë e krijuar po dëmton vendin tonë, pasi mungesa e ambasadorit është një hendikep që po ndikon në uljen e fuqisë lobuese apo edhe ndikuese tek Departamenti i Shteti apo insitucionet tjera ameriakne për tu angazhuar më fuqishëm në drejtim të zgjidhjes së kontestit me Bullgarinë, e kjo po ndëshkon vendin tonë pasi po i mban të mbyllura negociatat me Unionin. Mungesa e ambasadorit që nënkupton se fuqia lobuese e vendit tonë në SHBA është e dobët po reflektohet edhe në mungesë e agazhimit amerikan në zgjidhjen e kontestit mes dy vendeve, e kjo po bën që mos të shikohet dritë në fund të tunelit për ta zgjidhur këtë problematik që po rrezikon stabilitetine vendit tonë.

Një vend tjetër i cili është i zbrazur për një kohë të gjatë është ai i ambasadorit fuqipolitë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, që është një akt tjetër i pa precedent dhe i rrëzikshëm për një shtet i cili ka nevojë më shumë se kurrë për të siguruar mbështetje në arenën nderkombëtare. OKB është një nga qendrat më të fuqishme diplomatike të botës ku në të mblidhen të gjitha shtete e globit, e aty Maqdonia e Veriut duhet që të jetë shumë aktive për të bërë aleat dhe përfituar mbështetje nga shtete që nuk e kanë bërë këtë, apo ato që janë skeptike, e që e gjithë kjo do ti ndihmonte asaj në forcimine pozitave negociuese të vendit tonë, e kjo mund të rezultonte me lëshime të Sofijes kundrejt Shkupit.

Kanda është jë shtet tjetër i rëndësishëm në të cilin vendi ynë për një kohë të gjatë nuk ka të dërguar fuqi plotë, ku rëndësia e tij është e konsiderueshmë në arenën ndërkombëtare falë imazhit si një shtet miqësor dhe paqësor, por në të njëjtën kohë edhe një fuqi ekonomike, ushtarake. Një diplomaci më aktive mund të ndikonte që Kanda të jetë një ndërmjetësues më i pranueshëm për dy palët, e kjo mund të ndikonte që kontesti mes dy vendeve të zgjidhet për një periudhë sa më të shpejtë. Mungesa e përfaqësuesit tonë, po na ndëshkon në përfitimine mbështtejes që mund të ofroj Otava në një moment kur shteti ynë ka nevojë për mbështetjen e çdo shteti, pasi sa më shumë miq aq më i fuqishëm ulesh në tryezën e negociatave, shkruan Zhurnal.

Këto janë disa nga vendet në të cilët Maqedonai e Veriut nuk ka ambasador, e kjo është një një element i cili po dëmton shumë vendin tonë në politikën ndërkombëtare, e që në këtë rast duhet të lihen mënjanë kalkulimet politike, por të shiqohet interesi shtetëror dhe të zgjidhet sa më shpejt kontesti që do të na hapte rrugë për në BE, pasi në të kundërtën do të kishte pasoja të mëdha për vendin tonë.///Zhurnal.mk

Related posts

5 nxënës të shkollës “Ismail Qemali” në mesin e viktimave – Ndërpritet mësimi

admin

Dy shkolla pa ngrohje në Kërçovë

admin

VMRO-DPMNE: MEPSO-ja po fundoset në borxhe, ndërkaq blen bileta avioni në vlerë prej 125 mijë eurove

admin