-1.2 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Opinion Përzgjedhjе nga redaktori

Editorial: Kryetarët e komunave nën ndikimin e “mafia urbane” në prag të zgjedhjeve lokale!

Komunat në Maqedoninë e Veriut i kanë shtuar ndërtimet në prag të zgjedhjeve lokale të muajit tetor. Kryetarët e komunave po e shfrytëzojnë kohën e fundit duke dhënë lejë ndërtimi pa asnjë planifikim të mirëfilltë urbanistik. Shumica e ndërtimeve, duke përfshirë këtu ndërtesa banimi, qendra tregtare janë bërë pa plane urbanistike të mirëfillta. Më shumë është planifikim çrregullues që ka dëmtuar qytetet dhe të ardhmen e shtetit dhe pothuajse fare nuk ka pasur as angazhim, as planifikim të mirëfilltë të qyteteve për planifikim hapësinor.

Duke mos respektuar planet urbanistike janë shkelur standardet e ndërtimit dhe kriteret e përcaktuara me ligj. Në bazë të Ligjit, një objekt ndërtimi duhet t’i plotësojë kriteret minimale për mbrojtjen e shëndetit publik, sigurisë dhe mirëqenies së përgjithshme përmes rezistencës së nevojshme të strukturës së hapësirave të emergjencës, ekuilibrit dhe stabilitetit, e të tjera.

Kriteret tjera të një objekti që duhet të zbatohen janë edhe ndriçimi, standardet teknike të sigurisë, struktura mbrojtëse nga zhurma, siguria e jetës dhe pronës nga zjarri dhe rreziqet tjera.

Të gjitha këto kritere hyjnë në pjesët teknike, të cilat pothuajse në shumë pak objekte janë zbatuar. Në mbi 90 për qind të objekteve të ndërtuara këto kritere i kanë plotësuar.

Dëmi nga ndërtimi i këtyre objekteve pa plane urbanistike është i madh dhe i pariparueshëm në shumë raste.

Banorët e Gjorce Petrovit pretendojnë se po bëhet dhunë urbane në këtë komunë. Ata kanë frikë se me miratimin e Këshillit të një programi pune javën e kaluar që parashikon miratimin dhe zbatimin e 25 planeve të detajuara urbane deri në fund të këtij viti, ata do të shfuqizohen sepse ato duhet të miratohen në tetë muaj. Ata besojnë se afatet për sondazhet publike, informimi i publikut, rishikimi i pyetësorëve nuk do të përmbushen dhe se opinioni do të jetë plotësisht i izoluar nga procesi.

Ngjashëm ankohen edhe qytetarët e Kisella Vodës të cilët kanë shprehur vërejtjet e tyre në tre planet e detajuara urbanistike të propozuara, për të cilat një studim publik u krye në të njëjtën kohë ditët e fundit.

Për një planifikim të mirëfilltë urbanistik nevojiten planifikime duke i respektuar standardet e ndërtimit dhe kërkesat e qytetarëve.

Në zonat e reja të ndërtimit duhet të ketë hapje të bulevardeve dhe të rrugëve tjera dytësore që do të sillnin zhvillim më të qëndrueshëm të qytetit, ndërsa do të kishte ndikim të madh edhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Pas depërtimit dhe ndërtimit të bulevardeve kryesore në qytet, do të mund të projektohej zhvillimi i qytetit dhe përcaktimi i zonave të reja për ndërtim për 20 vitet e ardhshme. E gjithë kjo do të kontribuonte në masë të madhe në përpilimin e planit të ri, sepse mosrealizimi i projekteve më parë ndikon shumë në planin ekzistues të qytetit, siç është kaosi në komunikacion dhe kjo vetëm do të ngufatë qytetin, sepse do të kishim më shumë ndërtime, më shumë vetura dhe praktikisht do të bllokohej qyteti.

Qytetarët ankohen se komunat urbane janë të mbipopulluara dhe ndërtimi i godinave të reja e bën jetën e tyre të padurueshme për të gjithë. Qytetarët po vuajnë për vende të parkingjeve, ajri është helmuar dhe kjo e rëndon jetën e fëmijëve.

Këshilltarët duhet të kujtohen se për çfarë i votuan qytetarët në zgjedhje! Qytetarët janë të zhgënjyer duke konsideruar se kaosi urban ndodhë për shkak të “mafias urbane”.

Kryetarët e komunave janë nën ndikimin e afaristëve, pranojnë që të ndryshojnë planet urbanistike vetëm e vetëm që t’i kënaqë kërkesat e afaristëve. Nëse në një tokë ndërtimore është planifikuar ndërtim prej godinës afariste prej katër kateve, biznismenët arrijnë që me mito, korrupsion dhe lidhje politike t’i shtojnë katet. Kështu që nga katër kate, ndërtesa bëhet shtatë ose tetë katëshe. Rritja e numrit të kateve është pikërisht ajo që revolton shumicën e qytetarëve që jetojnë në zona urbane dhe të cilët me aktivitetin e tyre tani po përpiqen të parandalojnë që ajo të ndodhë.

Gjithashtu në hapësira ​​që aktualisht janë zona të gjelbërta, kryetarët e komunave japin leje ndërtimi në kundërshtim me të gjitha rregullat urbanistike. Banorët edhe nëpërmjet rrjeteve sociale por edhe përmes proetstave të herëpashershme kërkojnë që të ketë hapësirë për jetë normale. Secila godinë jashtë planifikimit urbanistik krijon problem të madh me mungesën e hapësirave të parkimit, ka kaos trafiku në rrugë dhe me vendosjen e shumë familjeve të reja në një ndërtesë tetë katëshe, ky problem bëhet edhe më i madh.

Related posts

Ganiu: Që nga 2005 e këtej në Çair është investuar 5 milionë euro në infrastrukturë nëntokësore

Admin

Blerim Bexheti: Jo vetëm Shkupi, po as Qeveria nuk bëhet pa shqiptarët

Admin

Shkupi dhe Kumanova me më shumë raste aktive me coronavirus

Admin

Filipçe: Të rinjtë janë pasuria jonë më e madhe

Admin

Boçvarski dhe Nuredini premtojnë përkrahje të projekteve nga program ii Bejtës

Admin

Shilegov: Këto katër vite në Shkup nuk ka patur rrahje nëpër shkolla dhe autobusë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com