18.3 C
Los Angeles
January 22, 2022
DailyNews – MK
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Editorial/ Gjithë bota me të holla shpërblen qytetarët të vaksinohen, Maqedonia shpërblen mjekët!

Shkup, 29 nëntor – Imunizimi i popullsisë është shëndrruar në një sfidë të vërtet për të gjitha shtete në nivel global, e për ti stimuluar ata që të vaksionohen, shumë prej tyre kanë krijuar politika dhe strategji, e disa kanë bërë kombinim të shtrëngimit dhe shpërblimit, e një nga to është edhe Maqedonia e Veriut,e cila po has në vështirsi si pjesa tjetër e botës, e që e njejta për të rritur nivelin e vaksinimit ka ndërmarë disa masa, por që të njejtat janë të pa mjaftueshme për të arritur këtë synim.

Pandemia që shpërtheu në Wuhan të Kinës, në vititn 2019, për një kohë shumë të shkurtër përfshiu tërë botën, ku shkaktoi miliona të infektuar dhe të vdekur, e që ajo po vazhdon që të mbjellë fatalitete dhe haos në botë edhe kërkundër faktit se kanë kaluar më shumë se 2 vite që nga paraqitja për herë të parë të saj, e fatkeqësisht ende nuk ka një dritë në fund të tunelit se kur e nejta do të marrë fund, apo do të ulet impakti i saj. Duke u përballur me një virus që nuk ishte hasur më herët, e që nënkupton se shkenca nuk kishte asnjë të dhënë për përbërjen e saj, apo edhe pikat e dobëta përmes së cilës do ta mposht të njejtën, e kjo situatë e krijuar ishte aq dramatike sa gati shumë sisteme shëndetësore të botës i çoi në kolaps, kurse dëmet ekonomike, psikologjike janë të pa llogaritshme, shkruan Zhurnal.

Pas një kohe shkenctarët dolën me një konstatim, se vetëm krijimi i një vaksine do të mund të na shpëtonte nga ky virus i tmerrshëm që po shkaktonte shumë të vdekur dhe infektuar, e që në këtë situatë shtetet më të fuqishme të botës hynë në një garë me kohen për ta prodhuar sa më shpejt që të jetë e mundur atë, pasi zbulimi më i hershëm i saj bënte dallim mes jetës dhe vdekjes.

Me shpikjen e vaksinës, në sheh dolën edhe shumë teori të cilët “tregonin” për rrezikun që paraqet marrja e saj, e kjo pati një efekt të fuqishëm në publik, pasi numri i njerëzve që po vaksinoheshin u ul ndjeshëm, e kjo situatë e krijuar shkatoi shqetësim tek autoritetet dhe i gjeti ata të pa përgatitur përball kësaj propagande që po pengonte imunizimin e popullatës. Në këto kushtet shumë shtete të botës fillaun një fushatë ndërgjegjësimi dhe shpjegimi për vaksinën dhe në të njejtën kohë morëne dhe masa kufizuese ndaj të pa vaksinuarve, e rezultatet e kësaj strategjie ishin të përziera, shkruan Zhurnal.

Kaliformia ka ndarë një fond prej rreth 117 milion dollarësh të cilët do të përdoren vetëm për një qëllim, që është stimulimi i qytetarëve të saj për tu vaksinuar, ku rreth tridhjetë persona kanë marrë tashmë çmime prej 50,000 dollarësh, 10 të tjerë presin të jenë fituesit e një pagese prej 1.5 milionë dollarësh, gjithashtu po planifikohet 2 milionë karta dhuratë prej 50 dollarësh.

Në Hong Kong, një ndërtues ka bërë lotari për një apartament me vlerë prej 1.4 milionë dollarësh për njerëzit që janë vaksinuar. Në Izrael jepen birra falas për të gjithë të vaksinuarit, ndërsa në Filipine imunizimi po stimulohet përmes dhënies së kafshëve shtëpiake për banorët e saj.

Gjithashtu shtete kanë vendosur edhe masa kufizuese për të gjithë të pavaksinuarit, ku kjo ka shërbyer edhe si stimul por edhe ndëshkim ndaj të gjithë atyre që po refuzojnë vakisnimin,e ndër masat kanë qenë, ndalimi që ata të hyjnë në ambientet e mbyllura, si restorantet, hotelet, kinemat, teatrot, apo edhe ndalesë për të hyrë në vendet e punës, por që as këto masa nuk kanë dhënë efektet e duhura, apo të pritura nga autoritetet.

Masat që ka ndërmarrë Maqedonia e Veriut për ta stimuluar vakisnimin

Maqedonia e Veriut është një nga shtetet që u përball me krizë të rëndë që shkaktoi pandemia e Kovid-19, ku për një kohë ne qëndruam në majë të listës për numrin më të lartë të fataliteteve në Evopë dhe të gjashtin në botë, e kjo sitatë gati sa nuk çoi drejt kolapsit total sistemin tonë shëndetësorë.

Edhe përkundër faktit se ne përballeshim me numrin më të lartë të vdekjeve, por që kjo përsëri nuk ishte argument i mjaftueshëm për qytetarët e vendit tonë që të vaksinohen, pasi deri më tani niveli i imunizimit nuk ka kaluar as 40 %, që është një shifër e ulët dhe shumë larg pritshmërive që kanë vendosur autoritetet, shkruan Zhurnal.

E gjendur në këtë situatë, shteti vendosi një strategji informueseme qëllim sensibilizimin e qytetarëve për rrëzikun që paraqet Kovid-19, dhe në të njejtën kohë shpjegonte dobitë që sjell vaksinimi si dhe synonte të hidhte poshtë çdo llojë propagandë apo dizinformatë për efektet anësore apo edhe rrezikun që mund të paraqiste imunizimi, por për të qenë realist kjo fushatë nuk kishte aq shumë sukses, pasi ajo nuk ndikoi që numri i tyre të rritej.

Institucionet kompentete shtrënguan masat, ku ata vendosën kufizime të ndryshme për të gjithë personat e pa vaksinuar, ku atyre u ndalohej hyrja në kafene, hotele, teatrot, por që përsëri këto nuk patën efekt, pasi numri i të imunizuarve nuk shënoi ndonjë rritje domethënëse, që tregon se si strategjia e parë edhe ajo tani dështuan që të arrinin synimet për të cilët ishin krijuar.

Tani është hedhur një propozim i ri, ku në rast se mjekët amë arrijnë që të bindin qytetarët që të vaksionihen, ato për çdo pacient do të marrin 30 denarë apo 0.50 cent, e cila ende nuk është miratuar, por stimuli financiar është shumë i dobët, që tregon se kjo masë edhe nëse miratohet do të pësoj fatin e atyre të kaluarave, pra nuk do të ketë asnjë lloj efekti domëthenës për të rritur numrin e të imnizuarve, pasi me këtë propozim motivohen mjekët dhe jo qytetarët, që është e kundërt me pjesën tjetër të botës, ku ata motivojnë qytetarët dhe jo punonjësit shëdetësor, por me këtë nivl financimias ata sdo të kenë motiv për të lobuar në këtë aspekt, shkruan Zhurnal.

Në këto rrethana, ndoshta politika apo edhe strategjia më e përshtatshmë do të ishte jë fushatë intenzive dhe e mirë organizar e institcioneve shtetërore që të sqaronin dobinë e vaksinimit dhe të ofronin argumente ndaj dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme për fektet negative që ato shkaktojnë, e kjo do të ishte mënyra më e mirë për ti bindur qytetarë e kjo do të rriste edhe vetëdijsimin e tyre për tu vaksinuar.///Zhurnal.mk

Related posts

Mot me diell, i ftohtë dhe me erë

admin

Brukseli nuk komenton dorëheqjen e Zaevit, kërkon vazhdimin e reformave

admin

Uebinar “Gjendja psikologjike e gazetarëve pas raportimit nga krizat”

admin