24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Edhe Partia për Lëvizjen e Turqve kundër koalicionit opozitar: JO bashkëpunim anti-NATO dhe anti-BE

Shkup, 9 nëntor – Partia për Lëvizjen e Turqve (PLT) sot njoftuan se po i ndjekin me vëmendje ngjarjet politike të cilat mund të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme, por edhe fatale për të ardhmen e vendit, informon Zhurnal.

Ato janë të gatshëm të japin kontributin maksimal për gjendjen politike por paralajmërojnë se asnjëherë nuk do të punojnë me parti të cilat janë anti BE dhe anti NATO.

“Si parti serioze parlamentare, jemi të gatshëm të japim kontribut maksimal për tejkalimin e kësaj krize politike. Por, PLT asnjëherë nuk do të bashkëpunojë me ato aktorë politik të cilët janë anti-BE, anti-NATO, me qëndrime antidemokratike me të cilat e rrezikojnë të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, e me pikëpamjet e tyre radikale dhe provokime e rrezikojnë durimin etnik dhe religjioz. Thërrasim të gjithat subjektet politike dhe qytetarët të distancohen nga këto aktivitete politike”, thuhet në kumtesë.

NGa PLT shtojnë se do të vazhdojnë të angazhohen për shoqërinë ku harmonie dhe barazia janë në plan të parë. Shtojnë se vendi ynë me shumë punë dhe mbështetje të miqëve ndërkombëtar do të arrijë deri në anëtarësimin e shumëdëshiruar në BE.//Zhurnal.mk

Related posts

Shefi i diplomacisë austriake për vizitë në Shkup

admin

Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

admin

Presidenti Pendarovski do ta dorëzojë në afat prej 10 ditëve mandatin për formimin e Qeverisë

admin