34.8 C
Skopje, NM
29/07/2021
DailyNews.mk
Maqedoni TOP LAJM

Edhe BDI “kërcënon” Zoran Zaevin me dalje nga qeveria !?

Shkup, 20 korrik – Agjencia e Lajmeve Zhurnal kohë më parë shkroi se Lëvizja Besa, koalicion i partnerit qeveritar “Zaev2” ka paralajmëruar Zoran Zaevin se nëse LSDM do bënë koalicion parazgjedhor për zgjedhjet lokale që priten të mbahen në Tetor, për Komunën e Tetovës me BDI-në, Lëvizja Besa mund të prish koalicionin me LSDM dhe BDI-në, dhe të formoj qeverinë e re me partitë opozitare.

Tani siç merret vesh Zhurnal nga burime pran BDI-së, kryeministri Zaev merr kërcënime edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim, “ose koalicion për të gjitha komunat, përfshirë edhe komunën e Tetovës, ose shkojmë në zgjedhje parakohshme parlamentare, shkruan Zhurnal.mk

Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev ditë më parë doli me një deklaratë se në LSDM-më partin e tij 50% janë pro bashkëpunimit, koalicionit me Aleancën për Shqiptarët dhe AlternaTiva-në për komunë e Tetovës.

Burime nga BDI për Zhurnal thonë se Bashkimi Demokratik për Integrim i ka dërguar porosi kryeministrit Zaev, se marrëveshje koalicioni për zgjedhjet lokale duhet të jetë në bazë të propozimeve të parashtruara nga dy partitë LSDM dhe BDI, dhe cdo përjashtim bashkëpunimi nga LSDM-ja për disa komuna, BDI-ja mund të del nga qeveria , dhe të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare, shkruan Zhurnal.mk

Ndërsa sot disa media maqedonase shkruajnë se pas kërcënimeve nga partitë shqiptare në koalicion qeverisës , Lëvizja Besa dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, Zoran Zaev deklaron se partija e tij shqyrton opsionin për të nxjerr kandidatin e tyre në garë për komunën në Tetovë.

Related posts

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

Admin

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

Admin

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

Admin

Mbeturinat dhe uji i pijshëm problem në komunën e Tearcës

Admin

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

Admin

VMRO: MPB nuk është funksionale, letërnjoftime nuk ka më shumë se 20 ditë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More