26.6 C
Los Angeles
July 2, 2022
DailyNews – MK
Showbiz

Ed Sheeran bëhet baba për herë të dytë

Ed Sheeran ka bërë të ditur se ata tani janë një “familje prej katër vetash” pasi kanë festuar për ardhjen e një fëmije me gruan e tij, Cherry Seaborn, pas një shtatzënie të fshehtë.

Këngëtari 31-vjeçar e kishte mbajtur larg syrit të publikut shtatzëninë dhe tha se është ‘mbi hënë’ që ka një vajzë të dytë.

Ylli i muzikës pop njoftoi lajmin në Instagram, ndërkohë që ka ndarë çorapët e foshnjës së sapolindur sipër një mbulese të punuar.

https://www.instagram.com/p/CdwQFKRIYzi/

“Dua t’ju njoftoj të gjithëve se kemi një vajzë tjetër të bukur. Ne të dy jemi kaq të dashuruar me të, dhe mbi hënë për të qenë një familje prej katër anëtarësh”, tha ai.

Fansat u gëzuan në masë të madhe për njoftimin, ku mijëra u lanë mesazhe prindërve të lumtur.

Mes atyre që kanë komentuar njëri ka shkruar: “Urime!! Lajm i jashtëzakonshëm”.

Ed Sheeran (Foto: Instagram)

Ndërsa një tjetër shtoi: “Një vajzë sikurse dëshiruat”.

“Urime Ed dhe Cherry. Sa të lumtur që jeni bekuar me një fëmijë tjetër!”, reagoi tjetri.

https://www.instagram.com/p/Cdi7IP5IgKo/

Ed ka edhe një tjetër vajzë të quajtur, Lyra Antarctica Seaborn Sheeran.

Related posts

Julia Roberts ka rrëfyer se përse nuk është shfaqur në një komedi romantike prej 20 vitesh

admin

Morena Taraku duket tërheqëse dhe plot stil rrugëve të Stambolli

admin

Tiffany Haddish u paraqit në “Oscars” me fustanin e Valdrin Sahitit – të njëjtin që Monika Lubonja e veshi në Big Brother VIP

admin