26.6 C
Los Angeles
July 2, 2022
DailyNews – MK
Showbiz

E shoqëruar në çdo koncert nga partneri, Fifi i bën dedikimin e radhës: Zihemi e zemërohemi, por e duam njëri-tjetrin

Janë bërë disa muaj që kur Fifi ka nisur një lidhje të re dashurie me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushi.

Çifti po shijojnë çdo moment bashkë, ndërkohë që Filloreta Raçi (emri i vërtetë) është e shoqëruar në çdo mbrëmje e koncert nga i dashuri.

Krijuesja e hitit “Hana” së fundmi ka publikuar një fotografi përkrah partnerit, për të cilin siç tregon është me fat dhe se e do shumë, pavarësisht se edhe ndonjëherë zihen.

https://www.instagram.com/p/CcYMwU_tLms/

“Ne zihemi me njëri-tjetrin, zemërohemi, thyejmë rregullat, por ne e duam njëri-tjetrin”, ka shkruar ajo.

Megjithatë, këngëtarja nga Ferizaj nuk është se ka folur publikisht më shumë për romancën e tyre apo se ka dhënë ndonjë detaj shtesë.

Ajo që dihet deri më tani është se ata janë takuar pak pas daljes së Fifit nga Big Brother VIP.

Adisi përndyshe për publikun shqiptar ka qenë i njohur si bashkëshorti i Adrola Dushit, me të cilën ka edhe një djalë, të quajtur Troi.

Related posts

Anxhela Peristeri feston ditëlindjen e 36-të

admin

Chris Rock: Mund t’iu besoni të gjitha grave përveç Amber Heard

D V

Florjan Binaj largohet nga “Portokallia” pas 18 vitesh

admin