13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Showbiz

E rrallë në estradë: Bardhi publikon albumin e ri me 20 këngë, 18 prej të cilave janë bashkëpunime

Rap-artisti Bardhi ka publikuar së fundmi albumin e tij të parë në karrierë.

“Trëndafila” mban titullin ky album, i cili ngërthen në vete plot 20 këngë.

Megjithëse numri i këngëve në albumin e tij të ri është i madh, shumë pak prej tyre janë solo.

Koopertina e albumit “Trëndafila” të Bardhit (Foto: Bardhi/Instagram)

Më saktësisht janë gjithsej vetëm dy këngë, “Eyes Chicho” dhe “A je”, të cilat ai i këndon i vetëm, pasi 18 prej tyre janë bashkëpunime.

Ai ka bashkëpunuar me disa emra të njohur të muzikës hip-hop si: Azet, Ledri Vula, Lumi B, Kidda, Nushi, Gjesti e të tjerë.

Por nuk mungojnë edhe bashkëpunimet e shumta me DJ të njohur të estradës si: Geek, PM dhe Dagz, Kont, Darkchild dhe Nass.

Megjithëse bashkëpunimet janë shumë në trend viteve të fundit, ka qenë e rrallë në estradë që të ketë një numër të tillë bashkëpunimesh brenda albumit.

Lista e bashkëpunimeve të Bardhit në albumin e tij të ri “Trëndafila” (Foto: Bardhi/Instagram)

Bardhi ka njoftuar se albumi “Trëndafila” është tashmë i disponueshëm në të gjitha platformat muzikore. 

Related posts

Ana Kabashi duket joshëse në paraqitjen e radhës, thekson linjat trupore në veshje sportive

admin

An actual celeb-filled event happened last night in London

Lea Musliju

Aksident në Prishtinë: Njëra nga veturat e dëmtuara është e kreatores Lia Stublla

admin