39.8 C
Skopje, NM
29/07/2021
DailyNews.mk
Maqedoni TOP LAJM

“E Majta” bllokon Ligji për shtetësi, Zejdi: Apasiv po ushqen elektoratin me nacionalizëm

Shkup, 21 korrik – “E majta” vazhdon ta bllokojë ligjin për shtetësi, duke vlerësuar se është i panevojshëm. Kryetarit të kësaj partie Dimitar Apasiv, i pengon që Ligji nuk e parashikon njohjen e gjuhës maqedonase si kusht për marrjen e shtetësisë. Madje ai thotë se ligji është paraparë që disa kosovarë të marrin shtetësinë e Maqedonisë, dhe mendon se Apasiev me këtë ligj Zaev po i vardiset partive shqiptare.

“Nuk ka asnjë nevojë legjislative nga ai ligj, ai është vetëm shpëtim i qeverisë Zaev, në rast se BESA do të largohet, në këtë formë ai po i blen 12 deputetët e ASH-AAA, në rast se votohet mosbesim i qeverisë. Qoftë nëse ndodh para ose pas zgjedhjeve lokale, varet nga rezultati, ka gjasa të votohet mosbesim”, tha Dimitar Apasiev nga “E Majta”.

Deputeti Skender Rexhepi nga opozitarja ASh-AAA duke iu kundërpërgjigjur Apasievit, tha se një partie të vogël si E majta e cila as që e ka lexuar ligjin, nuk po i shkon për dore ta ushqejë veten dhe elektoratin e vogël që e ka me nacionalizëm.

Përndryshe ligji për shtetësi nesër do të jetë përpara deputetëve në Kuvend. Mbi këtë çështje është deklaruar edhe Kryeministri Zoran Zaev, i cili shpjegoi se ligji i ri lehtëson procedurën për marrjen e shtetësisë.

Related posts

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

Admin

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

Admin

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

Admin

Mbeturinat dhe uji i pijshëm problem në komunën e Tearcës

Admin

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

Admin

VMRO: MPB nuk është funksionale, letërnjoftime nuk ka më shumë se 20 ditë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More