9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Showbiz

E lidhën dhe i vodhën gjësende në vlerë të 300 mijë eurove – e dashura e Mario Lemina tregon se i hynë hajnat në shtëpinë e tyre në Francë

sh-mesfushorit të Juventusit, Southamptonit dhe Fulhamit, Mario Leminas e partneres së tij, modeles Fanny Neguesha, i kanë hyrë hajnat në shtëpinë e tyre në jug të Francës dhe raportohet se kanë marrë gjësende në vlerë deri në 250 mijë funtesh.

Neguesha, ish-fejuara e Mario Balotetllit, thuhet se ishte lidhur nga tre hajdutë ndërkohë që vjedhja ndodhi rreth orës 21:30 të së dielës dhe në atë kohë Lemina nuk ndodhej në shtëpi.

Lemina u largua nga Southampton përgjithmonë për skuadrën e Ligue 1 Nice, pasi kaloi dy sezonet e fundit në huazim respektivisht në Galatasaray dhe Fulham.

28-vjeçari ishte duke luajtur në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror, kur edhe ndodhi sulmi të dielën në mbrëmje.

Ai luajti të premten në fitoren 2-1 të Gabonit ndaj Angolës, por humbi ndeshjen e dytë kundër të njëjtit komb të hënën.

Sipas The Sun, hajnat ishin të armatosur dhe hynë në pronë duke kërcënuar Neguesha dhe dy shoqet e saj.

Ata pastaj i lidhën të gjitha femrat dhe vodhën një numër sendesh të shtrenjta, duke përfshirë stoli dhe rroba, që arritën një shumë të madhe prej 300 mijë eurosh apo 250 mijë funte.

Thuhet se një nga viktimat arriti të shpëtojë dhe të lajmërojë policinë, por hajdutët arritën të largoheshin para se të mbërrinin në vendngjarje.

Çifti kanë bashkë një djalë trevjeçar, Isaiah-King.

Fanny nga ana tjetër ka reaguar në Instagram lidhur me ngjarjen duke shkruar: “Faleminderit për të gjitha mesazhet dhe mbështetjen e juaj”.

Related posts

Miley Cyrus falënderon për mbështetjen besnike dhe paralajmëron epokën e re të punës në letrën dedikuar fansave

Admin

Linda Halimi vazhdon të tregojë të pasmet në fotografi pas ndërhyrjes së kryer në vithe

Admin

Jeff Bezos dhe e dashura e tij shkëmbejnë puthje pasionante në mes të rrugës në New York

Admin

Mirsa Kërçeli publikon këngën e “Haver”

Admin

Arta Nitaj vjen me poza të reja joshëse para pasqyrës, thekson format në veshjen plot stil

Admin

“Cold Heart” e Dua Lipës dhe Elton John renditet e para në Britani të Madhe

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com