18.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Sport

E konfirmon Mourinho: Pellegrini do të mbetet për shumë vite kapiten i Romës, pas tij vijnë Mancini dhe Cristante

Jose Mourinho ka konfirmuar se Lorenzo Pellegrini është shumë afër për ta vazhduar kontratën me Romën.

Mesfushori italian ka shkëlqyer nën drejtimin e Special One dhe është lojtari më i dashuri për portugezin.

Mourinho vazhdon të insistojë se kontrata e lojtarit me Romën që përfundon në verën e vitit 2022 nuk është një çështje.

“Çdo ditë që kalon është më afër nënshkrimit të kontratës. Zakonisht është e kundërta, por jo me Lorenzon. Nuk ka asnjë histori në këtë”, tha Mourinho.

Trajneri i Romës e ka pranuar publikisht se e do shumë lojtarin dhe situata është afër përfundimit.

“Unë e dua atë shumë, Roma e dëshiron atë dhe Lorenzo dëshiron të qëndrojë me ne. Situata është afër përfundimit të mirë”, tha Mourinho që vazhdoi me një deklaratë të fortë edhe për agjentin e lojtarit.

“Agjenti i tij po përpiqet të bëj më të mirën, por nëse nuk rinovon atëherë unë do ta jap adresën e tij të shtëpisë dhe tifozët do të shkojnë tek shtëpia e tij për të protestuar”, tha Mourinho duke qershur.

Tutje trajneri portugez foli me seriozitet duke thënë se Pellegrini është i kënaqur me projektin e Romës dhe ka zbuluar edhe dy kapitenët e tjerë të Giallorosëve.

“Seriozisht, Pellegrini është shumë i kënaqur me projektin e Romës. Ai është kapiteni ynë dhe do të jetë kapiten edhe për shumë vite. Ai duhet të jetë kapiten i së sotmes dhe i së nesërmes. Jam i bindur se do të nënshkruajë dhe do të jetë kapiten i Romës për shumë vite, ndërsa pas tij vinë Mancini e Cristante”, deklaroi Mourinho. 

Related posts

Ish futbollisti i Bayer Leverusen, Besiktas dhe Fenerbahce, vret një person dhe plagosë katër të tjerë

Admin

Suedia publikon listën për ndeshjen me Kosovën, rikthehet Zlatan Ibrahimovic

Admin

Sot kthehet Liga e Kampionëve, tetë ndeshje në orar – spikat takimi Man City-PSG

Admin

Anelka: Mbappe duhet të jetë numri një te PSG, Messi duhet të ndryshojë dhe t’i shërbejë atij

Admin

Barcelona, Juventusi dhe Real Madridi marrin fitoren e parë për Superligën Evropiane – UEFA heq paditën për komplot kundër tyre

Admin

Benzema dhe Osimhen, sulmuesit më efektivë të shtatorit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com