26.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Bota

E hapën me një lugë të ndryshkur, ikën përmes një tuneli – kapen katër nga të arratisurit nga një burg i Izraelit

Katër nga të arratisurit nga burgu i Gilboa javën e kaluar u kapën në veri të Izraelit gjatë fundjavës nga Njësia Kundër Terrorizmit e Policisë Izraelite.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Zakaria Zubeidi dhe Mahmoud Ardah u gjetën në një parking në fshatin Umm el-Ghanam herët të shtunën, disa orë pasi Yakoub Mohammed Qadri dhe Mohammed Ardah u vendosën në burg të premten mbrëma.

Ndërkohë që dy të tjerë, Munadil Nafayat dhe Iham Kahamji ende mbeten të lirë.

Policia tha se Zubeidi dhe Ardah u gjetën të fshehur nën rimorkio të një kamioni.

Menjëherë pas arrestimit të Qadri dhe Mohammed Ardah, mijëra palestinezë protestuan dhunshëm në Bregun Perëndimor dhe u përleshën me trupat izraelite të IDF.

Një raketë u lëshua gjithashtu nga Rripi i Gazës dhe u përgjua nga sistemi i mbrojtjes raketore Kupola e Hekurt.

IDF u përgjigj me një sulm ajror kundër infrastrukturës ushtarake të Hamasit.

Sipas raporteve, Qadri dhe Mohammed Ardah u gjetën pasi një banor i Nazaretit i tha policisë se kishte parë dy burra që gërmonin nëpër plehra duke kërkuar ushqim.

Një tjetër banor i tha mediave se Zubeidi dhe Ardah “nuk rezistuan” kur policët i arrestuan.

Ndryshe, autoritetet izraelite kishin nisur një kërkim masiv pasi gjashtë të burgosur palestinezë u arratisën nga një nga burgjet më të sigurta të vendit brenda natës.

Burrat besohet të kenë hapur një tunel nga qelia e tyre gjatë disa muajve që të çonte në një rrugë jashtë mureve të burgut Gilboa.

Dhe siç thuhet më tej, zyrtarët u alarmuan nga fermerët të cilët i vunë re që vraponin nëpër ara. 

Related posts

SHBA teston me sukses armën hipersonike Raytheon – e aftë për shpejtësi më të madhe se pesëfishi i zërit

Admin

Mundësi dhe  siguri për investitorët

Admin

Ata që janë vaksinuar me Moderna mund të mos kenë nevojë të marrin një dozë të tretë!

Admin

Prishet ashensori, mbi 30 minatorë të bllokuar kanadezë bënë një “ngjitje vertikale” që zgjati rreth 10 orë

Admin

Shqiptari akuzohet për vrasjen e një mësueseje të shkollës fillore në Londër – tregohet kush është ai dhe detajet se si ndodhi vrasja e saj

Admin

Iniciativa e zhvillimit global, një qasje e re për të ardhmen globale

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com