14.9 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

“Zhduket” Kastriot Rexhepi, nuk do të votojë për rrëzimin e Qeverisë

Shkup, 11 nëntor – Para pak minutave ka filluar seanca për rrëzimin e Qeverisë në Kuvend. Mirëpo ajo që ka shqetësuar shumicën opozitare është “zhdukja” e deputetit të Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi.

Deputeti Rexhepi për dy ditë nuk është askund, as në shtëpi ndërsa edhe telefonin e ka të mbyllur.

Gazetarët kanë tentuar të binë në kontakt me të por pa sukses. As kolegët e tij të Lëvizjes Besa nuk kanë informata se ku ndodhet ai ndërsa nuk është paraqitur as në seancën e sotme.

Por për të larguar të gjitha dyshimet, deputeti Rexhepi është paraqitur në profilin e tij në Facebook, duke shkruar se kauza e tij dhe partisë së tij gjithmonë ka qenë integrimi euroatlantik i vendit. Me këtë, ai nënkupton se NUK DO TË VOTOJË për rrëzimin e Qeverisë.

Kastriot Rexhepi sipas asaj që shkruan, thotë se në këtë periudhë shteti nuk ka nevojë për krizë politike dhe zhytje në ujëra të turbullta me plot të panjohura dhe pas paralajmërimeve se në dhejtor do të fitohet data për negociata, ai ka ndryshuar mendim për ta rrëzuar Qeverinë.

Në vijim keni shkrimin e plot të Rexhepit:

https://www.facebook.com/kastriot.re/posts/728937945165124

Related posts

Ngushëllime nga Varheji për aksidentin

admin

Aktive gjithsej 8.415 raste me Kovid-19, të respektohen masat e përhershme, për momentin nuk ka rekomandime për masa të reja

admin

Venko Filipçe: Nuk mendoj për dorëheqje

admin