22.8 C
Skopje, NM
30/07/2021
DailyNews.mk
Bota

E djathta ekstreme franceze humb terren në zgjedhjet rajonale

E djathta ekstreme në rritje e Evropës ka humbur rishtazi terren në proceset zgjedhore, siç u vu re në landin lindor gjerman Saksoni, ku fituan konservatorët e Kancelares Angela Merkel, si dhe në Francë, ku Partia Bashkimi Kombëtar doli më dobët se ç’pritej të dielën, në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale. Siç njofton nga qyteti francez Montbeliard, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lisa Bryant, pjesëmarrja e votuesve vetëm një vit përpara zgjedhjeve presidenciale është në nivelin më të ulët historik.Udhëheqësja e së djathtës ekstreme franceze Marine Le Pen shpresonte të festonte këtë javë. Anketimet i ofronin partisë së saj Bashkimi Kombëtar, shansin që të kontrollonte për herë të parë të paktën një nga 13 rajonet e Francës.

Disa i shohin këto zgjedhje si një test për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, në të cilat zonja Le Pen mund të përballet sërish me kryeministrin Emmanuel Macron.

Por, rezultatet e së dielës i zhgënjyen të dyja palët. Partia e qendrës e zotit Macron pati rezultate të dobëta. Dhe e djathta ekstreme është në avantazh vetëm në rajonin jugor Provence-Alpes-Cote d’Azur, me kandidatin e saj Thierry Mariani.“Sfida e tij do të jetë raundi i dytë. Abstenimi do të jetë i lartë dhe pjesëmarrja e votuesve do të përcaktojë fatin e rivalëve të tij. Vazhdon të jetë e komplikuar për Bashkimin Kombëtar që të fitojë përballë kandidatit të së djathtës tradicionale”, thotë Christele Lagier, profesore e shkencave politike në Universitetin Avignon.

Në rajonin lindor Bourgogne-Franche-Compte, kreu rajonal i Bashkimit Kombëtar, Julien Odoul, radhitet pak pas kandidates socialiste në pushtet Marie Guite Dufay. Me një mospjesëmarrje rekord prej dy të tretash në rang vendi, zoti Odoul po u bën thirrje mbështetësve të votojnë në balotazhin e së dielës. Qëndrimi në shtëpi, thotë ai, është një votë për Kryeministrin Macron.

Zoti Odoul kandidon në një rajon kyç industrial dhe njëkohësisht rural, i mirënjohur për prodhimet e verës, lopët dhe djathin.

“Mendoj se shumica e francezëve kuptojnë se Marine Le Pen dhe Bashkimi Kombëtar kishin të drejtë për shumicën e temave. Kishim të drejtë për emigracionin, pasigurinë, islamizmin dhe në nivel lokal për ndasitë dhe mungesën e shërbimeve mjekësore. Sot është plotësuar gjithçka që kemi parashikuar”, thotë zoti Odoul.

Rivalët e tij pretendojnë se Bashkimi Kombëtar po i keqpërdor votuesit, duke bërë fushatë për çështje si kriminaliteti dhe emigracioni, të cilat nuk janë ndër kompetencat e autoriteteve rajonale.

“Po bëjnë fushatë me këtë tematikë për shkak se kemi patur periudha të vështira ekonomike këtu në Montbeliard. Firma Peugeot kishte 42 mijë punëtorë 40 vite më parë. Tani fabrika ka vetëm rreth 5 mijë”, thotë Eric Lancon, deputet i Partisë Socialiste.

Zoti Odoul ka ngjallur debat edhe për arsye të tjera. Në vitin 2019, ai e urdhëroi një grua myslimane të heqë shaminë gjatë një takimi të këshillit rajonal. Disa njoftime më të fundit, të cilat ai i mohon, sugjerojnë se përqeshi rastet e vetëvrasjes së fermerëve.

“Nuk jam dakort me Bashkimin Kombëtar. Nuk do të votoj për ta”, thotë Emilien Debrosse, votues në Montbeliard.

Rezultatet që do të marrë Bashkimi Kombëtar në balotazhin e 27 qershorit do të ndiqen me vëmendje. Megjithatë, rezultatet ndoshta nuk do të ofrojnë detyrimisht një mësim për atë çfarë pritet në zgjedhjet më të rëndësishme kombëtare vitin e ardhshëm./WOA

Related posts

Biden pritet ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për punëtorët federalë

Admin

Hapet Ura e Peleshacit që lidh dy brigjet e Kroacisë

Admin

Armenia dhe Azerbajxhani fajësojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit

Admin

Avancimi i talibanëve “përbën krizë ekzistenciale” për Qeverinë afgane

Admin

Kina ndëshkon me 18 vjet burgim një miliarder dhe kritik qeveritar

Admin

Katër persona vdesin pas rrëzimit të një aeroplani në Ukrainë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More