2.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Bota

E dërguara e OKB-së paralajmëron luftë të mundshme civile në Mianmar

E dërguara e Kombeve të Bashkuara në Mianmar, Christine Schraner Burgener, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ky vend përballet me mundësinë e luftës civile, derisa ushtria po intensifikon shtypjen e protestuesve që kundërshtojnë grushtshtetin. Në një takim me dyer të mbyllura, Burgener u bëri thirrje fuqive ndërkombëtare që të ndërmarrin veprime për të parandaluar “katastrofën”, por nuk tha se çfarë saktësisht duhet bërë.

Mianmari është “duke rrëshqitur në një shtet të dështuar”, tha ajo, transmetojnë agjencitë e lajmeve.

Ky vend, që ndryshe njihet edhe si Birmani, është përfshirë nga trazirat prejse ushtria ka marrë pushtetin, më 1 shkurt.

Së paku 500 njerëz besohet se janë vrarë në protesta.

Ushtria ka vënë nën arrest shtëpiak udhëheqësit e zgjedhur dhe ka premtuar zgjedhje të reja pas një viti.

Por, protestuesit thonë se duan rikthimin e menjëhershëm në demokraci.

Disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, kanë vendosur ose kanë kërcënuar me sanksione ushtrinë e Mianmarit.

Related posts

Është zyrtare – largimi i kancelares Angela Merkel

Admin

Aksion i përbashkët europiano-amerikan: Arrestohen 150 persona, konfiskohen 31 milionë dollarë

Admin

Zgjidhja e problemit të kaosit në trafik, aeroportet italiane dhe ato franceze me infrastrukturë për taksitë fluturues

Admin

Gruaja e parë me ngjyrë në Bundestag – kush është Awet Tesfaiesus

Admin

Barbel Bas zgjidhet presidente e re e Bundestagut

Admin

Inteligjenca amerikane: Shteti Islamik mund ta sulmojë SHBA-në

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com