-1.2 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Bota Përzgjedhjе nga redaktori

Dy bombardues amerikanë fluturojnë mbi Gjirin Persik – si “paralajmërim për Iranin”

Dy bombardues B-52 të Shteteve të Bashkuara raportohet se kanë fluturuar mbi Gjirin Persik, për herë të tretë në muajt e fundit, me sa duket me qëllim të parandalimit të Iranit për të sulmuar SHBA-në ose aleatët në rajon.

Bombarduesit amerikanë zhvilluan një mision vajtje-ardhje, 30 orë nga Baza e Forcave Ajrore në Dakotën Veriore.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të vendosin pajisjet e gatshme për luftime në zonën e përgjegjësisë së Komandës Qendrore të SHBA-së për të parandaluar çdo kundërshtar të mundshëm dhe për të bërë të qartë se ne jemi të gatshëm dhe të aftë t’i përgjigjemi çdo agresioni drejtuar amerikanëve ose interesave tona”, tha gjenerali Kenneth McKenzie, shefi i Komandës Qendrore të SHBA-së.

“Ne nuk kërkojmë konflikt, por askush nuk duhet të nënvlerësojë aftësinë tonë për të mbrojtur forcat tona ose për të vepruar me vendosmëri në përgjigje të çdo sulmi”, tha ai.

Forca Ajrore të SHBA-së kanë kryer dy misione të ngjashme në 45 ditët e fundit, shkruan rel.

Misioni pasqyron shqetësimin në rritje në Uashington se Irani mund të urdhërojë hakmarrje të mëtejshme ushtarake për vrasjen nga ana e SHBA-së të komandantit të lartë ushtarak iranian gjeneralit, Qasem Soleimani, në Irakun fqinj, në janar të vitit 2020.

Disa ditë pas sulmit ajror që vrau Soleimanin, Irani filloi një sulm me raketa balistike në një bazë ushtarake që strehonte trupa ndërkombëtare në Irak duke shkaktuar dëme materiale dhe tronditje psiqike të rreth 100 trupave amerikane.

Shqetësimet janë shtuar edhe pas një sulmi me raketa javën e kaluar në kompleksin e Ambasadës së SHBA-së në Bagdad nga grupet e milicisë Shiite të mbështetur nga Irani.

Askush nuk u vra në sulm, por presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dërgoi një paralajmërim Teheranit.

“Disa këshilla miqësore shëndetësore për Iranin: Nëse një amerikan vritet, unë do ta konsideroj Iranin përgjegjës. Mendojeni mirë”, shkroi Trump në Twitter më 23 dhjetor.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara kanë zvogëluar numrin e stafit në Ambasadën e SHBA-së në Bagdad.

Related posts

EMA miratoi dozën e tretë të vaksinës Moderna

Admin

Miliona doreza të papastra dhe të përdorura nga Tajlanda janë futur në SHBA si për të reja

Admin

Pamje rrëqethëse nga droni në La Palma, destinacioni i preferuar turistik shkatërrohet nga zjarri dhe hiri i llavës

Admin

Putin urdhëron masa të reja për të luftuar koronavirusin

Admin

OKB: Gazrat serrë shënuan rekord në vitin 2020

Admin

Dhjetë vjet burgim për ish-pjesëtaren gjermane të Shtetit Islamik

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com