9.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

DW: Qeveria gjermane thotë se idenë për shkëmbim të territoreve e dhanë Thaçi dhe Vuçiqi

Një hetim i nisur nga opozita e majtë në Gjermani ka bërë që Qeveria atje t’u japë përgjigje disa çështjeve që lidhen me Kosovën. Qeveria gjermane në një përgjigje ndaj një hetimi parlamentar të nisur nga opozitarët, zbulon se përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara shpesh për procesin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por që BE-ja nuk u këshillua për pëtmbajtjen e marrëveshjes së Washingtonit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në shtator.

E majta ka pyetur nëse sipas Berlinit, Washingtoni favorizonte shkëmbimin e territoreve – veriun e Kosovës me Luginën e Preshevës – ndërsa qeveria gjermane kujtoi se ideja u nis nga Vuçiq dhe Thaçi në një forum në Austri në gusht të vitit 2019, raporton Deutsche Welle.

“Përfaqësuesit e administratës amerikane herë pas here sinjalizuan për media se janë për çdo zgjidhje që të dy palët do të bien dakord, por gjithashtu sqaruan se Shtetet e Bashkuara nuk po punojnë drejt ndryshimit të kufijve”, thuhet në përgjigjen e Berlinit zyrtar.

Qeveria gjermane i kushton “rëndësi të madhe” Prokurorisë Speciale, e cila merret me krimet e pretenduara të kryera nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). “Nga perspektiva e Qeverisë Federale, sqarimi i krimeve të luftës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut luan një rol qendror në procesin e pajtimit”, tha qeveria gjermane në përgjigje të një hetimi parlamentar nga e majta opozitare, në të cilat Deutsche Welle ka siguruar qasje ekskluzive.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com