2.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Showbiz

Dukagjin Lipa publikon fotografi nga takimi me Vjosa Osmanin në presidencë: Një vizitë e veçantë me një zonjë shumë të veçantë

Frontmeni i grupit ODA, njëherësh organizatori i festivalit “Sunny Hill” në Kosovë, Dukagjin Lipa, ditë më parë është takuar me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin.

Kjo e fundit aktualisht ndodhet në takim zyrtar në Berlin të Gjermanisë, por që para se të nisej për atje, ka mirëpritur në takim organizatorët e festivalit “Sunny Hill”.

Ka qenë vet Dukagjini ai i cili përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram ka falënderuar Osmanin për mikpritjen në këtë takim.

“Një vizitë e veçantë me zonjën shumë të veçantë. Faleminderit Zonja Presidente Vjosa Osmani për përfaqësimin tuaj të mahnitshëm të vendit tonë. Krenar që jam pjesë e ekipit tuaj të fushatës zgjedhore”, ka shkruar Lipa në Instagram.

Kjo fotografi vjen vetëm një ditë pasi e bija e Dukagjinit, artistja me renome ndërkombëtare Dua Lipa, rishpërndau në InstaStory një video të presidentes Osmani, ku shihej duke dëgjuar muzikën e saj në veturë gjatë vizitës zyrtare në Berlin.

https://cdn.jwplayer.com/players/InGXsODe-XTrGlTbj.html

Dua përndryshe ka shprehur mbështetjen e saj për Vjosa Osmanin, që kur ajo u zgjodh presidente e vendit këtë vit.

26-vjeçarja ishte shprehur e lumtur që shteti i saj amtar ia ka besuar një femre postin e presidentes. 

Related posts

Martohet vajza e Paul Walker, Vin Diesel e përcjell në altar

Admin

Ende asnjë kallëzim penal për rastin! Ekspertët ligjorë tregojnë se çfarë mund të ndodhë me aktorin Alec Baldwin pas vrasjes aksidentale

Admin

Bora Zemani futet në Big Brother VIP, plotë emocione, puthje e përqafime në takimin me ish të dashurin Donald Veshaj

Admin

Kim Kardashian falënderon fansat për dashurinë e dhuruar edhe urimet për ditëlindjen e 41-të

Admin

Enca provokon nga Dubai, ekspozon gjoksin në dekoltenë e hapur

Admin

Adele kryeson top-listat me “Easy On Me”, shitjet më të larta në javën e parë për një këngë në pesë vjet

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com