20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Showbiz

Dukagjin Lipa për filmin “Zgjoi” : Një film i mrekullueshëm i bazuar në një histori të vërtetë që tregon se sa të forta janë nënat, motrat dhe vajzat tona

Filmi kosovar, “Zgjoi”, me skenar e regji të Blerta Bashollit, prej disa ditësh ka filluar të shfaqet edhe në kinematë amerikane.

I pranishëm në premierën e këtij filmi në Washington DC ka qenë edhe babai i këngëtares Dua Lipa, Dukagjin Lipa, së bashku me familjen e tij.

Ai së fundmi ka publikuar disa nga momentet më të lumtura përgjatë shfaqjes, derisa ka pozuar edhe përkrah zonjës së parë të shtetit, Vjosa Osmanit si dhe protagonisteve të filmit.

Dukagjin Lipa (Foto: Instagram)

“Filmi ‘Hive’ fitoi tri çmime kryesore në Festivalin e Filmit në Sundance. Është një film i mrekullueshëm i bazuar në një histori të vërtetë që tregon se sa të forta janë nënat, motrat dhe vajzat tona”, ka shkruar Lipa.

“Oscars, ne po vijmë”, ka vazhduar ai duke dëshiruar që të fitoj edhe ndonjë ‘Oscar’.

Dua këto ditë ka qenë shumë e komentuar për fjalimin që mbajti në Këshillin Derisa u nderua me çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021”, ajo foli me shumë dashuri për Kosovën, madje kërkoi edhe liberalizimin e vizave.

Dukagjin Lipa (Foto: Instagram)

Në po të njëjtin eveniment, krijuesja e hitit “One Kiss” kishte nisur fjalimin me fjalë shqipe.

Ajo u konsiderua edhe diplomatja më e mirë që Kosova mund të kishte kërkuar dhe shpresuar ndonjëherë.

https://www.instagram.com/p/CWQou0noTDX/?utm_source=ig_web_copy_link

Related posts

Sheila rrëfen ngjarjen e rëndë që ka përjetuar në shtëpinë e “Vëllait të Madh”

admin

Arta Nitaj nuk i ndal paraqitjet provokuese në rrjetet sociale

admin

Jeff Bezos dhe Leonardo DiCaprio janë miq të mirë, pavarësisht videos virale të bashkëshortes së tij

admin