1.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Covid-19 Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Duhet plotësuar të gjitha kushtet për dërgesë të vaksinave nga Covax në Maqedoni

Nga GAVI, Aleanca për vaksina, përgjegjëse për programin Kovaks, përmes së cilës dërgohen vaksinat në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, për MIA-n shpjegojnë se cilat kritere janë të nevojshme për t’i marrë vaksinat.

“Në mënyrë që dozat t’u dorëzohen pjesëmarrësve të programit përmes këtij raundi të parë të dorëzimit, duhet të jenë të pranishme disa pjesë kritike, përfshirë konfirmimin e kritereve kombëtare rregullatore për autorizim në lidhje me dërgesën e vaksinave, marrëveshje për kompensim (për të gjithë pjesëmarrësit me secilin prodhues), planet kombëtare për vaksinim si dhe faktorët logjistikë siç janë licencat për import dhe eksport”, thonë nga GAVI.

Aleanca thekson se është në kontakt me të gjithë pjesëmarrësit në Kovaks për shpërndarjen e vaksinave, por pa më shumë detaje rreth procesit në lidhje me Maqedoninë e Veriut.

“Me finalizimin e përgatitjeve, Kovaks i lëshon porositë te prodhuesit dhe i dërgon dhe shpërndan dozat përmes një procesi të rregullt. Kjo do të thotë që, që nga java e kaluar, dërgesat për raundin e parë të dërgesave bëhen çdo ditë, në transhe, shpjegon Laura Shevlin nga GAVI.

Sipas saj, qeveritë janë të informuara për raundin e parë të shpërndarjes për atë se në cilën datë do t’i marrin dozat, ndërsa afatet duhet të kumtohen publikisht së shpejti.

Tani për tani, nga GAVI nuk ka përgjigje të saktë nëse Maqedonia e Veriut i plotëson kushtet e theksuara.

Related posts

Menduh Thaç: Fitorja e Qytetit të Shkupit varet nga BDI-ja në Shkup, ndërsa sonte i uroj fitore BDI-së në Tetovë

Admin

A do t’i kthehen qytetarët drurit për t’u ngrohur, shitësit: Interesimi për blerjen e drurit është i dobët

Admin

Pranohet ankesa e ASH-AAA-së, në Dibër do të ketë rivotim në një vendvotim

Admin

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në takime me qytetarët e Peshtanit, Raçës, Elshanit

Admin

Forumi i gruas dhe ai rinor i BDi- Çair, organizuan marshin e blertë (FOTO)

Admin

Presidenti Pendarovski u ndau certifikata pjesëmarrësve të Shkollës së parë për politika

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com